Sot në Ministrinë e Kulturës u organizua ceremonia e ndarjes së çmimeve për Dramë Origjinale Shqipe “Katarina Josipi”.
Shkrimtarja dhe dramaturgia Brikena Sopi, me dramën “Hekurudha” ka marrë çmimin kryesor.
Juria vlerësuese e cila ka qenë në përbërje nga Doruntina Basha – dramaturge (Kryesuese), dhe anëtarëve: Florent Mehmeti – regjisor, Ilire Vinca – aktore, Shefqet Gjocaj- zv. Drejtor Artistik në Teatrin Kombëtar të Kosovës, Liri Cami – përfaqësuese e MKRS -së, unanimisht kanë vlerësuar të mos ndajnë çmimin e dytë dhe të tretë për shkak të prurjeve të pakta dhe mos përmbushjes së kritereve artistike të konkursit.
Kryesuesja e jurisë vlerësuese Doruntina Basha, në arsyetimin për dramën fituese tha se “Hekurudha” është një dramë psikologjike e cila me precizitet pothuajse matematikor, në një ambient minimalist dhe me një qasje moderne trajton fërkimet mes traditës, modernes, gjinisë, familjes e individit brenda një shoqërie të ngujuar mes të kaluarës dhe të ardhmes.
Brikena Sopi duke pranuar këtë çmim ndër të tjera tha që është e nderuar që po vlerësohet puna e saj dhe po promovohet drama shqipe.
Kurse ministri Çeku vlerësoi punën e jurisë ndërsa tha që çmime të tilla përveç që vlerësojnë artistët janë edhe instrument nxitës për krijimtari artistike. /arbresh.info/
Osmani takoi Komisioneren për Zgjerim, theksoi rëndësinë e a...
Xheneta, Drilonit: Me qenë ti vëllai im, do më kishte ardhur...
Kasanof takim me Ramën: Mbështetje Shqipërisë për çështje ky...
Nëntë filma të shfaqur në DokuFest në listë të gjatë për Çmi...
Sinani thotë se autoritetet serbe ia ndaluan ministrit Çeku ...
Për çfarë arsye do ndahej Lela nga Leo?