Ka kohë që banorët në Bresje të Fushë Kosovës përballen me problem të vazhdueshëm, ku ujërat e zeza dalin mbi sipërfaqe, ndërkohë që gjatë këtyre ditëve shiu ka rënduar edhe më shumë situatën.
Uji i kanalizimit dhe shiut ka vërshuar tërë rrugën.
Këtë e bën të ditur PDK përmes një komunikate për media.
Ndërtesa ku ka shpërthim të kanalizimit dhe grumbullim të ujit nga shiu, e ndanë vetëm rruga nga objekti i komunës, por zyrtarëve të korruptuar, nuk iu pengon kjo gjë. Kjo situatë po u shkakton telashe edhe bizneve në atë pjesë.
Gjatë verës era bëhet e padurueshme, kurse gjatë kohës me shi dhe borë uji e merr krejt sipërfaqen e rrugës, thuhet tutje në njoftim.
“Ankesat e banorëve në drejtim të komunës së Fushë Kosovës, nuk janë marrë parasysh asnjëherë”, lexon njoftimi.
PDK kërkon nga Komuna e Fushë Kosovës që të veprojë urgjentisht për të sanuar situatën.
Ndërkohë që nga mbrëmë në vendin tonë kanë nisur reshje të shiut pa pushim.
Instituti Hidrometeorologjik kishte paralajmëruar për mundësinë e vërshimeve në rajonin e Dukagjinit./arbresh.info/
Tre persona vdesin në një aksident pasi GPS-i ia huqi rrugës
Vdes personi i cili ishte duke u trajtuar jashtë vendit pas ...
Murati: Afati për përditësimin e aplikimeve për subvencionim...
Zhduket një grua në Podujevë
Rrahen mes vete shtatë persona në Lipjan, dy përfundojnë në ...
Kina dislokon forca ajrore e detare, pasi SHBA-ja dërgoi një...