Brenda tre muajve 143 kartëmonedha false të raportuara, në vitin 2021 mbi 5 mijë raste

08:10 | 30 Mars 2022
A Z

Rastet me falsifikim të parave janë raportuar edhe më shumë ditëve të fundit në Kosovë. E më së shumti haset kartëmonedha 100 euro.

Vetëm brenda dy muajve të këtij viti, në Policinë e Kosovës janë raportuar 32 raste të parave të falsifikuara, derisa në vitin e kaluar të raportuara kanë qenë mbi 800 raste.

“Bazuar në të dhënat e Sistemit Informativ të PK-së, në vijim keni të dhënat e kërkuara për veprën penale “Falsifikimi i parasë”. Në vitin 2021 kanë qenë 866 raste ndërsa në dy mujorin e 2022 kanë qenë 92 raste”, thuhet në përgjigjën e PK-së për arbresh.info

E, në Agjencinë e Kosovës për Forenzikë, deri më tani janë me mijëra raste të lajmëruara.

Nga kjo Agjenci për arbresh.info thonë se, gjatë vitit 2022 në periudhën janar-mars, kanë pranuar 143 kartëmonedha fals, ku më e falsifikuara është vlera prej 100 euro dhe 50 euro.

Tutje, në përgjigje thuhet se, gjatë vitit 2021 kanë pranuar 5.703 raste të kartëmonedhave fals,  ku edhe në vitin 2021 ka dominuar vlera prej 100 euro më 2.640 raste.

Se, në këto raste duhet të ketë më shumë vigjilencë dhe koordinim në mesë të bankave dhe Policisë së Kosovës e Feroznikës, e thotë njohësi i çështjeve ekonomike, Safet Gerxhaliu.

Ai thotë se, vënia e parave të falsifikuara në qarkullim ka efekte negative në ekonominë e një vendi.

“Është koha kur duhet të ketë më tepër vigjilencë dhe koordinim të këtyre aktiviteteve në mes të bankave dhe shërbimit policor të Kosovës, por e tëra kjo është që Instituti i Fozenikës duhet të jetë më aktivë sepse me të vërtetë dëmet janë shumë të mëdha”, tha ai.
Sipas tij, duhet të ketë një kampanjë vetëdijësuese tek qytetarët dhe duhet të ketë promovim të penalizimeve dhe jo të ndodhin këto dukuri dhe askush të mos jep përgjegjësi”, tha ai.

Ndryshe, në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës, çdo ditë ka raste në qytete të ndryshme të Kosovës, ku qytetarët raportojnë për kartëmonedha të falsifikuara. /Fjolla Bajraktari/arbresh.info/

Të ngjashme