Qytetarët e Luginës së Preshevës tashmë do të kenë një adresë ku mund të asistohen me kërkesat e tyre brenda Kosovës, raporton arbresh.info.
Qeveria e Kosovës vendosi sot që në kuadër të zyrës së kryeministrit do të funksionojë Zyra për ofrimin e asistencës për qytetarët e Luginës së Preshevës.
Zëvendëskryeministri, Driton Selmanaj ka kërkuar që të themelohet kjo zyrë për tu ofruar asistencë qytetarëve të Luginës së Preshevës.
“Kërkohet të formohet zyra për të ofruar asistencë për qytetarët në Luginë. Zyra formohet që të ofrojë një drejtor dhe që automatikisht i përgjigjet zyrës së kryeministrit të Kosovës”.
“Qeveria e Kosovës angazhohet që të marr masa për lehtësimin e masave për jetën e qytetarëve atje, gjendje. Në arsim, furnizimi i bibliotekave në Luginë, mbështetje aktiviteteve, mbështetje medieve dhe OJQ-ve lokale”, tha ai./arbresh.info/
Siri, 9 të vrarë në operacionin për arrestimin e një ish zyr...
Rodrygo ka refuzuar mega ofertën e gjigantit evropian
Sipas Romanos, Rashfordi e sheh Barcelonën destinacionit e t...
Krasniqi mbështet Ramën për kritikat ndaj punës së Kuvendit ...
Maqedonci: Me raketat Javelin mbrojmë çdo cep të territorit
Salah “vazhdon traditën” poston foton para pemës...