Brenda një ore kthehet furnizimi me ujë për lagjet Dodona dhe Tophane, gypi është duke u sanuar

15:04 | 18 Mars 2018
Arbresh.info

Ujësjellësi rajonal “Prishtina”, ka njoftuar konsumatorët se është duke punuar intensivisht në rregullimin e gypit në sheshin “Adem Jashari”, që ishte dëmtuar dje gjatë punimeve, që po i kryen Komuna e Prishtinës.

“Mbrëmë u bë një sanim i përkohshëm me qëllim që të kthehet furnizimi me ujë në kohë darke dhe gjatë natës, sot po vazhdojmë me punime dhe jemi pothuajse ne finalizim punimesh”, thuhet në njoftimin e KRU “Prishtina”.

“Për këtë shkak jemi detyruar ta ndërpremë furnizimin me ujë të pijshëm në disa zona të kryeqytetit. Lagjet e prekura janë: Ddodona, Tophane dhe zona rreth komunës së vjetër të Prishtinës si dhe rruga” Haxhi Zeka në Prishtinë. Kërkojmë mirëkuptim nga konsumatorët e zonave të lartcekura, për afro 1 orë pritet të kthehet normalizimi i gjendjes me furnizim me ujë për këto lagje”, thuhet në njoftimin që e ka dërguar KRU Prishtina./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme