Një burrë 51-vjeçar ka vrarë gruan 46-vjeçare dhe vajzën e tij 17-vjeçare e më pas edhe veten në Isselburg të Gjermanisë, ndërsa një tjetër vrau kunatën e tij 33-vjeçare në zonën e Bielefeldit.
Brenda një jave mediat gjermane raportuan për vrasjen e tri grave, vetëvrasjen e një burri dhe plagosjen e dy të tjerëve, të gjithë me prejardhje nga Kosova.
F.S., me prejardhje nga Ferizaj, por me vendbanim në Gjermani, ka vrarë kunatën e tij 33-vjeçare dhe ka plagosur vëllain 38-vjeçar, të shtunën e kaluar në Lohne të Bielefeldit, në Gjermani. Për krimin që tronditi diasporën dhe Kosovën, është deklaruar për Gazetën Express policia e Bielefeldit.
Vëllai i dorasit pu dërgua në spital dhe sipas mjekëve ndodhet jashtë rrezikut për jetën, autori i vrasjes gjithashtu ka pësuar plagë të rënda trupore dhe menjëherë pas krimit është prangosur.
Sipas policisë gjermane, gjithçka nisi të shtunën mbrëma kur ferizajasi 48-vjeçar, vizitoi banesën e ish-familjes së tij në Lohne dhe gjuajti me armë zjarri në drejtim të familjarëve të tij.
“Ai qëlloi për vdekje kunatën e tij 33-vjeçare dhe plagosi rëndë vëllain e tij 38-vjeçar, gjithashtu plagë të rënda trupore pësoi edhe dorasi”, thuhet tutje në përgjigjen e policisë gjermane.
Tutje, sipas raportimeve të mediave gjermane banesa ishte e ish-gruas së dorasit, ndërsa aty për vizitë kishte shkruar vëllai dhe kunata e tij, tashmë e ndjerë.
Raportohet se 48-vjeçari kishte tentuar të hyjë brenda banesës, por ishte penguar nga vëllai, për pasojë dorasi mori armën dhe shkrepi në drejtim të familjaravë të tij. Dëshmitarë të ngjarjes së rëndë ishin disa fëmijë të moshës nga 13 deri në 18 vjeç.
Por si ndodhi tragjedia e dytë në Isselburg të Gjermanisë?
Në apartament forcat e rendit kanë gjetur trupin e pajetë të bashkëshortes 46-vjeçare, vajzës 17-vjeçare. Vajza e dytë, 14-vjeçare, ka shpëtuar pa lëndime, ka thënë kryeprokurori Martin Botzenhardt.
Autoritetet llogarisin se 51-vjeçari së pari ka vrarë bashkëshorten, më pas vajzën 17-vjeçare e pastaj ka varur veten, raporton Bild.
Vajza 14-vjeçare ka dhënë informacionet e para në lidhje me krimin. Dyshohet se motiv ishin kontestet e një faze ta gjatë të ndarjes së çiftit.
“14-vjeçarja është stabile dhe është marrë në pyetje nga policia. Me ardhjen e forcave të policisë, vajza ishte në një dhomë që ishte mbyllur nga jashtë”, ka thënë policia.
Banorët këndojnë të gjithë së bashku këngën “Mora fjalë”
Disa nga banorët i zuri gjumi teksa zhvillohej ndeshja Shqip...
Sylvinhos s’i pëlqyen minutat e para të ndeshjes, hezi...
Trupat izraelite arrijnë pikën më të thellë në Liban që nga ...
Ismajli: Çekët kishin ardhur për barazim, kemi ndeshje me Uk...
Gresa, Leos: Me Lelën shkon drejt humnerës