Vetëm në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës, janë paraqitur tetë raste ku gra dhe femra kanë këkruar ndihmë për shkak se janë rrahur e maltretuar.
Në komuna të ndryshme të Kosovës, Policia ka bërë të ditur se tetë të dyshuar janë dërguar në mbajtje, kurse të tjerët janë liruar, shkruan lajmi.net.
Rasti i parë ka ndodhur në Skënderaj, ku një mashkull ka tentuar ta dhunojë një femër.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar i cili kishte hyrë në një shtëpin, dhe kishte tentuar ta dhunoi një femër. Nuk raportohet për të lënduar, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit, dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë.
Rast të dhunës ka pasur edhe në Vushtrri. Viktima femër ka njoftuar Policinë pasi është sulmuar nga një mashkull.
“Viktima femër K-Shqiptare ka raportuar se është sulmuar nga i dyshuari mashkull K-Shqiptar. Nuk raportohet për lëndime, përderisa i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, ka bërë të ditur Policia.
Rast më i rëndë ka ndodhur në Gjakovë. Kryefamiljari ka ushtruar dhunë psikike dhe fizike ndaj gruas dhe vajzës së tij.
I dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar pasi që i njëjti dyshohet se ka ushtruar dhunë psikike dhe fizike ndaj viktimave femra K/Shqiptare bashkëshortes & vajzës së tij, dhe të njëjtat dyshohet i ka kanosur. Viktimave iu është ofruar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me urdhër të prokurorit, është dërguar në mbajtje”, ka njoftuar Policia.
Burri ka sulmuar gruan edhe në Prizren. Ai i ka shkaktuar lëndime gruas së tij, e cila është detyruar të kërkojë tretman mjekësor.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht gruan e tij viktimën femër K-shqiptare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me urdhër të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.
Sulm dhe kanosje ndaj një vajze është raportuar edhe në Gjilan.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar pasi që me datën e lartcekur kishte sulmuar fizikisht viktimën femër K/Shqiptare . Po ashtu, i dyshuari kishte vazhduar përmes rrjetit social Instagram duke e kanosur seriozisht viktimën. Pas intervistimit , me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thotë Policia.
Lëndime trupore një femre në Gjilan i janë shkaktuar edhe në një rast tjetër. Viktima ka raportuar se është sulmuar nga një mashkull.
“Viktima femër K-Shqiptare ka raportuar se është sulmuar nga i dyshuari mashkull K-Shqiptar. Nuk raportohet për lëndime, përderisa i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, bën të ditur Policia e Kosovës.
Me grushte dhe shuplaka një tjetër femër është sulmuar në Drenas. Edhe në këtë rast i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht duke goditur me shuplakë dhe grushte viktimën femër K/Shqiptare, të cilës i ka shkaktuar lëndime trupore. Viktima pas tretmanit mjekësor në QKMF-Drenas është liruar, ndërsa i dyshuari pas intervistimit në prani të zyrtarit të QPS-së, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, bëhet e ditur në raport.
Madje në një rast, një vajzë e komunitetit egjiptian është rrahur nga vëllezërit dhe babai i saj.
Kjo pasi ata kundërshtonin martesën e vajzës.
“Janë arrestuar katër (4) të dyshuar meshkuj K/ Egjiptian pasi të njëjtit kanë sulmuar fizikisht duke i goditur me grushte viktimën femër K/Egjiptiane-vajzën përkatësisht motrën e tyre dhe viktimën mashkull K/Rom, me të cilën viktima-vajza e tyre kishte dashur të martohet, por të dyshuarit kundërshtonin. Viktimat kanë pësuar lëndime, dhe u është ofruar tretman mjekësor, ndërsa të dyshuarit pas intervistimit, me vendim të prokurorit, dy janë liruar, ndërsa dy tjerët janë dërguar në mbajtje.”
Para më pak se një jave, në Gjakovë një burrë kishte vrarë me armë zjarri gruan dhe vajzën e tij.
Kjo kishte shkaktuar reagime të ashpra në Kosovë, duke u thirrur edhe protesta.
Kosovari dënohet me burgim të përjetshëm në Gjermani, goditi...
ATK: Të hyrat tatimore mbi 90 milionë euro më shumë këtë vit
Policia e Kosovës shpërndau dhurata për fëmijët edhe në Gjil...
Ministri Peci shpalos të arriturat e ministrisë së Bujqësisë...
Hamza takon ambasadorin e Zvicrës në Kosovë, diskutojnë për ...
Shkup: Partitë shqiptare vazhdojnë përplasjet për Ligjin e g...