Në situatën në të cilën gjendet vendi, si pasojë shfaqjes së koronavirusit, shumë medie kanë përhapur dezinformata të cilat kanë shkaktuar panik.
Kështu ka thënë për Ekonomia Online, Udhëheqësi i Komunitetit për Siguri Kibernetike dhe Privatësi (CSP), Mentor Hoxhaj. Ai ka thënë se lajmi i rremë është më i rrezikshëm se koronavirusi.
Ndërkohë ka bërë me dije se vetëm javën e fundit janë larguar rreth 800 lajme të rrejshme.
Hoxhaj apeloi që qytetarët dhe mediet që të mos bien pre lajmeve të rreme, të cilat në të njëjtën kohë po shkaktojnë panik te qytetarët.
“Po përhapin shumë panik këto lajme dhe shumë qytetarë të brengosur janë lajmëruar në vazhdimësi për lajmet e ndryshme, të cilat kanë ngritur shqetësimin e tyre. Ka qenë shqetësim i madh lajmi i rremë për zhvendosjen e trupave më pastaj dhe të gjitha lajmet e tjera të cilat kanë të bëjnë me Coronavirusin”.
“Unë kam bërë apel dhe vazhdojë të bëjë apel te të gjithë ata të cilët merren me rrjetet sociale që të kenë parasysh se lajmet e rrejshme janë po ashtu të dëmshme sa Coronavirusi. Gjatë kësaj kohe kritike kërkoj nga ata që të jenë syçelë dhe kërkojë nga mediet të jenë syçelë në këtë drejtim dhe të mos bien pre e lajmeve të rrejshme dhe mos të ngjallin panik të panevojshme te njerëzit”.
Me tutje ai theksoi se në situata të tilla njerëzit e shfrytëzojnë situatën dhe tentojnë të përfitojnë duke mashtruar.
“Zakonisht në momente interesante, njerëzit tentojnë të përfitojnë nga rast si me mashtrime apo përfitime, kemi pasur dy apo tri forma të këtyre llojeve të përfitimit dhe ne kemi qenë të shqetësuar dhe vazhdojmë të jemi të shqetësuar lidhur me ndikimin e medieve ruse dhe inteligjencës ruse gjë e cila është konstatuar së fundmi me ndikimin tyre në këtë kohë krize. Jemi në të njëjtën kohë me të gjitha zhvillimet që i ka edhe BE-ja në luftën kundër lajmeve të rreme”.
Ai tha se 800 lajme të rreme janë larguar na Facebook dhe kjo gjë do të vazhdojë edhe ditëve në vazhdim.
“Në momentin e parë që neve raportohet një lajm i cili është në dyshim që është i rrejshëm neve bëjmë verifikimin për të gjetur besueshmërinë dhe vërtetësinë e atij lajmi, dhe më pastaj kur ta gjejmë burimin e saktë të lajmit së bashku me lajmin jo të vërtet e qesim edhe linkun i cili tregon ku mund të gjejnë lajmin e plot apo lajmin e vërtet”.
“Ka më shumë se dhjetë ditë që kemi biseduar fillimisht me Facebook-un dhe kemi ngritur shqetësimet për lajmet e rrejshme dhe mbas bashkëbisedimit, Facebook ka krijuar një kanal të posaçëm të raportimit të lajmeve të rrejshme dhe këtë jemi duke e bërë në baza ditore dhe mund të konstatojmë se mbi 800 lajme të rrejshme janë larguar nga rrjeti social dhe do ta vazhdojmë ta bëjmë këtë çdo ditë”, shtoi ai.
“Ka shumë shqetësime të qytetarëve, kemi pasur shqetësime lidhur edhe me shumë produkte dhe kemi bërë hulumtimin dhe pastaj kemi dal dhe kemi treguar vërtetësinë apo jo të atij shqetësimi. Ne ditëve të fundit për fat të mirë jemi një hap para lajmeve të rrejshme sepse jemi duke bërë hulumtimin edhe jashtë territorit të Kosovës dhe ka dy ditë apo tri se që nga mëngjesi po paralajmërojmë lidhur me lajme të rrejshme dhe të cilat janë duke qarkulluar në rrjetin social që qytetarët mos të bien pre e këtyre lajmeve dhe kryesisht të lidhura me teoritë e konspiracionit, apo me origjinën e virusit dhe me shakat se mund të shërohet Coronavirusi”.
Ai thotë se portalet që kanë shikueshmëri të madhe po ashtu personat me ndikim të madh kanë rënë pre e lajmeve të rreme duke bërë copy-paste. Hoxhaj kërkoi që para publikimit, të shikohet burimi i lajmit.
“Kemi portale që kanë shikueshmëri shumë të madhe, po ashtu kemi edhe persona të cilët janë me ndikim dhe që kanë rënë pre e këtyre lajmeve të rrejshme duke bërë copy-paste. Kërkoj mirëkuptimin e portaleve dhe medieve që me rastin e publikimit të lajmit të qesin edhe burimin e lajmit, sepse mungesa e parë që e shohim të lajmet është burimi i lajmit dhe më pastaj bëjnë edhe ndryshimin e lajmit dhe për neve pastaj është shumë e vështirë për të verifikuar”.
“Neve na ka humbur dy orë kohë për të verifikuar një video. Jemi 99.9% të saktë, sa i përket verifikimit dhe largimit të lajmit. Po të kishim një mbështetje më të madhe institucionale normalisht që edhe efektshmëria jonë do të ishte më e madhe”, theksoi Hoxhaj.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...