Policia e Kosovës në rajonin e Prishtinës gjatë javës së kaluar ka realizuar 208 urdhëresa të gjykatës, prej tyre 63 urdhëresa për vepra penale, ndërsa të tjerat për kundërvajtje, seanca, verifikime.
Sipas njoftimit, gjatë kësaj periudhe kohore janë sekuestruar 5 armë zjarri të llojeve dhe kalibrave të ndryshëm, shkruan Arbresh.info.
“Nga zyrtarët policor të rajonit Prishtinës , gjatë javës së kaluar në lokacione të ndryshme e aksione të ndara, janë realizuar 208 urdhëresa të gjykatës, prej tyre 63 urdhëresa për vepra penale, ndërsa të tjerat për kundërvajtje, seanca, verifikime etj. Konform urdhëresave, pas përfundimit të procedurave policore, personat e dënuar me burgim janë dërguar për vuajtje të dënimit, ndërsa personat e dënuar me gjobë, janë liruar, pasi të njëjtit kanë kryer obligimet e caktuara në urdhëresa.”, thuhet në njoftim.
Po ashtu, në po të njëjtën periudhë kohore, policia ka shqiptuar 3 mijë e 998 gjoba për kundërvajtje të ndryshme dhe shkelje të kodit rrugor./Arbresh.info/
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?