Tetë pjesëtarë serbë kanë paraqitur të hënën kërkesën për dorëheqje nga FSK-ja. Lidhur me këtë çështje, kryeministri Haradinaj ka mbledhur sot Këshillin e Sigurisë
Sipas zyrtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës, një kërkesë e tillë ka ardhur pas presionit të vazhdueshëm të Beogradit ndaj këtyre pjesëtarëve.
Mirëpo, kërkesa e tyre për dorëheqje është ende duke u shqyrtuar nga MFSK-ja.
Zëdhënësi i kësaj ministrie, Ibrahim Shala, ka thënë sot për lajmi.net se rasti në fjalë do të shkojë sipas rregullores.
Ai ka bërë të ditur se afati për marrjen e një vendimi është deri në 6 muaj.
“Rregullorja jonë është që këto raste të trajtohen deri në 6 muaj, kjo nuk është ndonjë çështje e ngutshme për tu trajtuar, dhe ne duhet të respektojmë afatet ligjore”, ka thënë Shala.
Ai po ashtu shtoi se rasti është në procedurë dhe kohëzgjatja e marrjes së një vendimi varet nga grupet punuese të FSK-së dhe komisionet që po merren me shqyrtimin.
“Rasti është në procedurë mirëpo sa do të zgjasë një e tillë varet nga grupet punuese të FSK-së dhe komisioneve”, ka shtuar Shala.
Për këtë çështje ka folur sot edhe kryeministri Haradinaj.
Ai ka thënë se një presion i tillë i Beogradit është krim ndaj qytetarëve të Kosovës dhe shkelje e të drejtave të njeriut.
Vlen të theksohet se tash e një kohë të gjatë krerë shtetërorë të Beogradit kanë bërë thirrje të shumta që komuniteti serb mos t’i bashkohet Ushtrisë së Kosovës.
Madje, dy prej tyre ishin arrestuar në territorin e Serbisë.
Parandalohet një rast i kontrabandës në Han të Elezit, vlera...
Policia e rajonit të Ferizajt heq 12 patentë shoferë për një...
KQZ-ja nuk certifikon Listën Serbe për zgjedhjet e 9 shkurti...
Lajçak mesazh fundviti Kosovës dhe Serbisë: Pa normalizim ma...
Milan Radoiçiq e Zvonko Veselinoviq ia mësyjnë ndërtimit të ...
Shqipëria mbyll TikTok-un, për këtë vendim shkruan ‘The Tele...