Nuk është fermë e lopëve, e as fermë e pulave të ndonjë biznesi privat. Është Burgu i Dubravës, i cili aktualisht posedon dy ferma të lopëve, njëra ka 18 krerë lopë, ndërsa tjetra me 47 krerë, si dhe rreth 1200 pula.
Me produktet e këtyre lopëve dhe pulave, nuk ushqehen vetëm të burgosurit e Dubravës, por ato shpërndahen edhe në qendrat tjera korrektuese.
Në këtë qendër korrektuese, të dënuarit nuk janë thjesht të burgosur që kalojnë kohën e dënimit në izolim, por secili prej tyre ushtron edhe ndonjë profesion, raporton Arbresh.info.
Në këtë hapësirë prej 120 hektarësh të burgosurit angazhohen në punë të ndryshme, me qëllim që të zhvillojnë aftësi praktike dhe të kontribuojnë në mirëmbajtjen e burgut.
Në këto ferma, të burgosurit kujdesen për një sërë detyrash të ndryshme. Ata janë përgjegjës për ushqimin dhe mirëmbajtjen e kafshëve, përfshirë lopët dhe pulat. Përveç, kujdesit për kafshët, ata punojnë edhe në kultivimin e tokës dhe mbledhjen e produkteve bujqësore.
Sigurisht, për punët që bëjnë, secili nga të burgosurit paguhet, por me një shumë simbolike.
Të burgosurit bëjnë edhe mbjelljen e grurit, për të cilën gjë nuk u mungojnë as mjetet bujqësore.
Kujdesi ndaj tokës dhe kafshëve zë një pjesë të madhe të ditës së tyre, duke ofruar jo vetëm një mënyrë për të qenë produktivë, por edhe një mundësi për rehabilitim dhe zhvillim të aftësive të reja.
Këto detyra, sipas drejtorit të Qendrës Korrektuese të Dubraves, Avni Miftari, nuk janë thjesht një mënyrë për të mbajtur të burgosurit të zënë, por edhe një formë e trajnimit dhe zhvillimit të aftësive praktike që mund t’u shërbejnë pas lirimit.
“Këto punë janë të ndara në tre kategori; profesionale, mbështetëse dhe kategoritë teknike. Secila nga kjo kategori është edhe paga për secilën punë ku të burgosurit shpërblehen për punën që e bëjnë. kjo punë tek të burgosurit ndikon edhe tek përfitimi i benificioneve të ndryshme, punësimi është një ndër elementet kyçe e cila ndikon në përfitimin e çdo benificioni për çdo të burgosur”, tha tutje ai.
Në një intervistë për Arbresh.info Miftari, tregon se çdo i burgosur është i detyruar të punojë, për të cilën punë, edhe shpërblehet më një shumë simbolike.
“Këtu punët janë të ndryshme, ku është obligim që të punoj një i burgosur ku falë angazhimit çdo i burgosur pranon benificionet në qendrën tonë korrektuese. Po zakonisht për çdo punë çdo i burgosur shpërblehet me një pagë ku së fundmi e kemi të rregulluar me një vendim ku bëhet edhe pagesa e punëve në bazë të kategorisë që ai i burgosur punon”, pohon ai.
Miftari thekson se puna në këtë Qendër Korrektuese është e detyruar në bazë të udhëzimit administrativ, ku specifikohet edhe orari i punës.
“Së fundmi ne kemi marrë udhëzimin administrativ për punë dhe shpërblim për të burgosurit, ku specifikohet edhe orari i punës, ku çdo i burgosur është me tetë orë punë dhe në kuadër të saj kemi edhe pushimin gjatë pauzës”, thotë drejtori.
Ai, tregon edhe profesionet tjera që të burgosurit kanë brenda këtyre mureve.
“Kemi sektor të ndryshëm nga mirëmbajtja, puna në kuzhinë, mirëmbajtja e kopshtit, kemi punë në blegtori, lavërtari, kemi edhe pularin por kemi punë që bëjnë të burgosurit si automekanik, autolarje kemi punë që zhvillohen edhe në sektorin e bujqësisë ku falë angazhimit të t’ burgosurve, ne kemi edhe rendimente të tyre ku falë këtyre punëve ne këto produkte përveç qendrës tonë ka përfitime edhe qendrat e tjera ku të gjitha ato prodhime që bëhen”, thekson ai Miftari.
Aktualisht në këtë Qendër Korrektuese gjenden rreth 700 të burgosur, për vepra të ndryshme penale, të dënuara deri në 15 vjet burim./Arbresh.info/Edona Krasniqi/
Maresca arsyeton barazimin ndaj Evertonit
Protestë masive në Beograd kundër Vuçiqit dhe qeverisë së ti...
Salah thyen një tjetër rekord në Premier League
Aeroplani bie në qendër të qytetit Gramado në Brazil, 10 per...
Real Madridi shënon fitore të madhe ndaj Sevillës, ngritët n...
Ftohtë dhe reshje borë, parashikimi i motit për pesë ditët e...