Me takime e shtrëngim duarsh të shumta ia nisi punës pushteti i ri i Republikës së Kosovës.
Me një fluks të madh të punës Qeveria Kurti e Kuvendi i Kosovës startuan mandatin e ri nga data 3 shkurt.
Për tri ditë punë, kryeministri i Kosovës Albin Kurti e kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani mbajtën me dhjetar takime e bën disa vizita, ndër to edhe jashtë kompetencave të tyre, siç ishte vizita e Vjosa Osmanit në QKUK.
Ashtu edhe si ia nisën me aktivitet të shumta edhe pritshmëritë nga kjo qeveri janë të mëdha. Optimist ndaj qeverisë Kurti është njohësi i çështjeve politike në vend Riza Smaka, por e keqja, sipas tij, është se kjo qeveri do të ketë pengesa të mëdha nga opozita për shkak siç thotë ai të “xhelozisë”.
“Jam optimist që kjo qeveri do të jetë e suksesshme. Do të kenë pengesa nga opozita për shkak të xhelozisë jo diçka tjetër por mund të kalohen këto pengesa. Ka punë shumë për tu bërë. Unë e kam një listë rreth 30 pika që janë aktuale që janë të realizueshme. Ndër të tjera modifikimi i Kushtetutës së Kosovës. Pastaj një numër i konsideruar i ligjeve që mund të bëhen pa vështirësi”, ka thënë Smaka në një përgjigje për portalin arbresh.info.
E për, Drizan Shalën, analist, këto aktivitet që po i shohim çdo ditë janë rutinë e çdo qeverie.
“Sa i përket qeverisë “Kurti” me përgjithësi mund të them që këto aktivitet që kryesisht ndërlidhem në aspektin protokollar të takimeve me përfaqësuesit e korit diplomatik. Kjo është pune rutinore e çdo qeverie”, ka deklaruar ai.
Ai ka theksuar se është mirë të pritet puna 100 ditëshe e qeverisë Kurti për të vlerësua më tepër, por, thekson se pikat kyçe ku pret të reflektoj kjo qeveri janë përzgjedhja e kuadrove profesional (a)partiak në agjencitë e pavarura.
“Ndërsa në lidhje më pritshmëri këtë mund të themi nëse bazohen në njërën nga pikat kyqe të marrëveshje me partnerin e koalicionit që ndërlidhet me përzgjedhjen e kuadrove profesional (a)partiak në agjencitë e pavarura dhe vetëm atëherë mund të themi që është një tregues pozitive, por është mirë të pritet 100 ditshi i qeverisë për të vlerësuar më tepër”, ka thënë Shala.
Ndërsa, Shala pati një kritikë për kryeparlamentaren Vjosa Osmani duke i thënë që të orientohet në funksionin dhe fushëveprimin e Kuvendit e të mos merret me punët e qeverisë.
“Sa i përket Kuvendit të Kosovës unë mendoj që funksioni dhe fushveprimtaria e këtij institucioni është mirë të orientohet në punët brenda këtij institucioni e jo të mirët më punët “qeveritare” siç ka ndodh me vizitën e institucioneve shëndetësore duke bërë premtime politike”, u shpreh në fund Shala.
Analisti tjetër politik, Blerim Burjani e quajti të panevojshëm nisjen e punës së dy institucioneve më të mëdha në vend, me ndryshimin e fotografive e heqjen e flamurëve.
“Fillimi i koalicionit me ndryshim te fotove dhe flamurëve është i pa nevojshëm, tash vetëm sa ka filluar kjo qeveri deri këtu ende s’ka gjë pra ndonjë ballafaqim me realitetin ekonomik e social, për dialog ka një kthesë taksa mbetet reciproke sipas nevojës kjo është pozitive edhe pse zyrtarisht nuk ka ndodhe ndryshimi i vendimit”, është shprehur Burjani për arbrsh.info.
Kujtojmë se kryeministri Kurti e kryeparlamentarja Vjosa Osmani për 3 ditët e para të punës kanë takuar shumë përfaqësues ndërkombëtar e vendor duke bërë kështu shumë të ngjeshur agjendën e tyre ditore.
Vetë Osmanim e pyetur nga arbresh.info në lidhej me këto takime, është shprehur se vetëm sa do të shtohen. /arbresh.info/
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...
Kërcënime me bomba në dhjetëra shkolla në Gjermani
Çdo 10 minuta, në botë vritet një grua