Kjo është dhoma në të cilën Gëzim Morina kalon pjesën më të madhe të ditës.
19 vjeçari nga Kamenica ka arritur të krijojë robotë, dronë, e transformatorë të ndryshëm nga materiale të reciklueshme, raporton arbresh.info.
Pajisjen e parë elektrike Gëzimi e ka krijuar qysh në moshën 13 vjeçare duke vazhduar deri tash që numëron rreth 100 projekte elektrike.
Në një intervistë për portalin Arbresh.info Gëzimi rrëfen për punën e tij 5 vjeçare, inspirimin dhe vështirësitë që has gjatë zhvillimit të talentit të tij.
“Qysh i vogël kam shpreh interesim për krijimin e këtyre pajisjeve. Kam filluar me sene shumë të thjeshta por më kanë inspiruar shumë senet edhe kam vazhduar më tutje me krijua inovacione të reja”, thotë Gëzimi.
Gëzimi, për të zhvilluar talentin e tij i duhet përkrahje financiare gjë që aktualisht i mungon. Por, ai nuk u dorëzua dhe me vetëfinancim mundohet të blejë pajisje dhe të realizoj idetë që i lindin në kokën e tij./arbresh.info/
Rrahen mes vete shtatë persona në Lipjan, dy përfundojnë në ...
Kina dislokon forca ajrore e detare, pasi SHBA-ja dërgoi një...
Arrestohen dy persona duke kontrabanduar municion nga Serbia...
Mbi 1 mijë e 898 tiketa trafiku të shqiptuara brenda 24 orëv...
Osmani në Kolumbi, ndan thirrje për eliminimin e dhunës ndaj...
Ministri Peci i “zhytur” në skandale, punësime familjare, e ...