Gjatë ditës së diel Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), ka përfunduar numërimin e votave në të gjitha qendrat e votimit për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale.
Dhe si gjithmonë edhe kësaj here partitë politike kanë adresuar ankesat e tyre për procesin zgjedhor në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP).
Deri në ditën e martë në PZAP janë adresuar 10 ankesa, ka bërë të ditur për Telegrafin kryesuesi i sekretariatit të PZAP-it, Mulë Desku.
“Për ditën e votimit në raundin te dyte te zgjedhjeve lokale te 22 tetorit 2017 PZAP-i ka pranuar 10 ankesa 2 nga Alternativa, 1 nga Lëvizja Vetëvendosje, 4 nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe 3 nga Partia Demokratike e Kosovës”, ka thënë Desku.
Ai ka theksuar se në raundin e dytë ka pasur po ashtu shkelje me pretendimet se është thyer heshtja zgjedhore ne ditën e heshtjes se zgjedhjeve me 18.11.2017 dhe në ditën e votimit me datën 19.11.2017.
“Për këto shkelje ne PZAP janë paraqitur 19 ankesa. 3 nga Alternativa dhe 16 nga BIRNI. Ankesat janë duke u shqyrtuar dhe brenda afatit prej 72 orëve prej momentit te pranimit do të vendosen”, u shpreh Desku.
Afati për paraqitjen e ankesave lidhur me ditën e votimit është 24 orë prej mbylljes së Vendvotimeve qe i bie se ky afat ka qenë prej orës 19:00 i datës 19.11.2017 deri ne ora 19:00 i datës 20.11.2017.
Parandalohet një rast i kontrabandës në Han të Elezit, vlera...
Policia e rajonit të Ferizajt heq 12 patentë shoferë për një...
KQZ-ja nuk certifikon Listën Serbe për zgjedhjet e 9 shkurti...
Lajçak mesazh fundviti Kosovës dhe Serbisë: Pa normalizim ma...
Milan Radoiçiq e Zvonko Veselinoviq ia mësyjnë ndërtimit të ...
Shqipëria mbyll TikTok-un, për këtë vendim shkruan ‘The Tele...