Google ADS

Brenda 6 muajve raportohen mbi 560 raste të dhunës ndaj gruas në Kosovë

08:38 | 14 Shkurt 2017
Arbresh.info

Me 14 shkurt në gjithë botën organizohet fushata kundër dhunës ndaj grave dhe vajzave.

Edhe në Kosovë është organizuar një marsh protestues për të shënuar këtë ditë.

Në vendin tonë raportohet për statistika të larta të ushtrimin të dhunës ndaj gruas. Statistikat e fundit nga gjysma e 2016-ës deri më tani tregojnë se numri i viktimave femra ka qenë 562.

Në një përgjigje nga Policia e Kosovës për portalin Arbresh.info thuhet se këto viktima trajtohen në mënyrë profesionale dhe konfrom ligjeve të aplikueshme.

“Në Policinë e Kosovës janë raportuar gjithsejtë 630 raste dhe të gjitha këto raste janë trajtuar nga Policia e Kosovës në mënyrë profesionale dhe konform ligjeve të aplikueshme. Gjithashtu  viktimat e rastit janë referuar te agjensionet tjera që ofrojnë ndihmë juridike falas në mënyrë që viktimat t’i realizojnë të drejtat e tyre ligjore. Nga  630 raste të dhunës në familje, viktima femra kanë qenë 562, thuhet në përgjigjen e policisë.

Ndërsa gjatë ditës së sotme për të katërtën herë në Kosovë organizohet fushata vetëdijesuese mbarëkombëtare “One Billion Rising” apo “Një Miliard në Këmbë”. Nga ora 11:00-13:00, sheshi i kryeqytetit do të jehojë nga muzika, performancat dhe marshi i bashkuar nga gratë dhe burrat që e dënojnë shfrytëzimin e grave.

Kujtojmë që në botë organizohet fushata “One Billion Rising”, si protestë kundër dhunës ndaj grave. Sipas statistikave, një në tri gra në planet, dhunohet apo rrihet gjatë jetës së saj që do të thotë NJË MILIARD GRA DHE VAJZA./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme