Google ADS

Brenda 5 muajve KEDS-i kryen afër 40 mijë kontrolle të keqpërdorimeve të energjisë elektrike

15:24 | 5 Qershor 2023
L G

KEDS ka intensifikuar aksionet për kontrolle të keqpërdorimeve të energjisë elektrike.

Për periudhën janar-maj të këtij viti janë realizuar afër 40,000 kontrolle dhe janë identifikuar afër 2900 keqpërdorime. Krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, kur humbjet në rrjet ishin 18,2%, këtë pesë-mujor humbjet kanë rënë në 16,7%, raporton Arbresh.info.

“Vetëm javën e kaluar janë realizuar afër 2000 kontrolle, prej të cilave rreth 160 ishin keqpërdorime. Në vazhdën e këtyre kontrolleve, përgjatë muajit maj, ekipet e KEDS-it kanë realizuar afër 8000 kontrolle te konsumatorët për të cilët dyshohej se po e keqpërdornin energjinë elektrike. Prej tyre afër 600 u vërtetua se po e anashkalonin matjen e saktë të energjisë elektrike”, thuhet nw njoftim.

Ekipet e kontrollit në KEDS do të vazhdojnë të implementojnë kontrollet në tërë Kosovën në baza ditore me qëllim të minimizimit të humbjeve në rrjet.

Keqpërdorimi i energjisë elektrike është i papranueshëm dhe i dënueshëm.

Rastet e tilla, ekipet e KEDS-it do t’i parashtrojnë për procedura të mëtutjeshme gjyqësore./Arbresh.info/

Të ngjashme