Google ADS

Brenda 24 orëve, prokuroritë themelore kërkojnë paraburgimin e pesë personave

12:48 | 9 Mars 2020
L G

Vetëm gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të  të gjitha prokurorive të  Kosovës,  janë ndalua pesë persona,  si dhe janë bërë katër  kërkesa për caktim të masës së paraburgimit ndaj pesë personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Kështu ka bërë të ditur Prokuroria e Shtetit në raportin e saj 24 orësh.

“Prokurori i Shtetit njofton opinionin se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ndaluar për 48 orë, pesë (5) persona, si dhe janë bërë katër (4) kërkesa për caktimin e paraburgimit të pesë (5) personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale”, thuhet në njoftim.

Sipas këtij njoftimi, Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, ka paraqitur katër  kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit për pesë  persona të dyshuar.

Ndërkohë, Prokuroria Themelore e Pejës, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar dy  persona për vepra të ndryshme penale. Një person është ndaluar për veprën penale “Keqpërdorim i pozitës zyrtare”, kurse një (1) person tjetër është ndaluar për veprën penale “Shmangia e tarifave doganore”. Të dyshuarit sipas njoftimit, me aktvendim të prokurorit të shtetit janë dërguar në ndalim 48 orësh.

Edhe Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit kujdestar ka ndaluar dy  persona të dyshuar, në kohëzgjatje prej 48 orësh.

Ndërsa , Prokuroria Themelore në Gjakovë,  gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar,  ka ndaluar një (1) personi të dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh./arbresh.info

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme