Vetëm gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të të gjitha prokurorive të Kosovës, janë ndalua pesë persona, si dhe janë bërë katër kërkesa për caktim të masës së paraburgimit ndaj pesë personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.
Kështu ka bërë të ditur Prokuroria e Shtetit në raportin e saj 24 orësh.
“Prokurori i Shtetit njofton opinionin se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ndaluar për 48 orë, pesë (5) persona, si dhe janë bërë katër (4) kërkesa për caktimin e paraburgimit të pesë (5) personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale”, thuhet në njoftim.
Sipas këtij njoftimi, Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, ka paraqitur katër kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit për pesë persona të dyshuar.
Ndërkohë, Prokuroria Themelore e Pejës, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar dy persona për vepra të ndryshme penale. Një person është ndaluar për veprën penale “Keqpërdorim i pozitës zyrtare”, kurse një (1) person tjetër është ndaluar për veprën penale “Shmangia e tarifave doganore”. Të dyshuarit sipas njoftimit, me aktvendim të prokurorit të shtetit janë dërguar në ndalim 48 orësh.
Edhe Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit kujdestar ka ndaluar dy persona të dyshuar, në kohëzgjatje prej 48 orësh.
Ndërsa , Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar një (1) personi të dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh./arbresh.info
Vesa Luma festoi 20 vjetorin e karrierës me një koncert të v...
Specialja: Shala duhet të paguajë 208 mijë euro për viktimat
MPB miraton vendimin për regjistrimin e fakteve të gjendjes ...
Diana shoqe me Veronën e Bucit, ndanë momente të lumtura së ...
Gresa dhe Xheneta komentojnë provokimin që ia bënë Drilonit
Kush po i bie mësysh Realit, lëndohen edhe Mbappe, Bellingha...