Google ADS

Brenda 24 orëve ngriten 95 aktakuza kundër 122 personave

11:14 | 31 Janar 2020
A. B.

Prokurori i Shtetit, ka njoftuar  se gjatë 24 orëve të fundit, nga prokuroritë themelore janë ngritur gjithsej nëntëdhjetepesë (95) aktakuza, kundër njëqindenjëzetedy (122) personave të pandehur.

Gjithashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar gjashtë (6) persona të dyshuar, si dhe janë paraqitur katër (4) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj katër (4) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar, po ashtu, kjo prokurori ka paraqitur tre (3) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit për tre (3) persona të dyshuar, si dhe ka ngritur tridhjetepesë (35) aktakuza kundër tridhjetegjashtë (36) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur njëmbëdhjetë (11) aktakuza kundër tetëmbëdhjetë (18) personave për vepra të ndryshme penale të parapara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një (1) person të dyshuar dhe ka ngritur shtatë (7) aktakuza, kundër dymbëdhjetë  (12) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj një (1) personi të dyshuar dhe ka ngritur shtatë (7) aktakuza, kundër katërmbëdhjetë (14) personave.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar dhe ka ngritur një (1) aktakuzë kundër dy personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ngritur shtatëmbëdhjetë (17) aktakuza kundër njëzetë (20) personave, për vepra të ndryshme penale

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një (1) person të dyshuar dhe ka ngritur shtatëmbëdhjetë (17) aktakuza kundër njëzet (20) personave për vepra të ndryshme penale. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme