Prokurori i Shtetit njofton opinionin se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore,janë ngritur gjithsej tetëdhjetegjashtë (86) aktakuza kundër nëntëdhjetenëntë (99) personave, për vepra të ndryshme penale.
Po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar për 48 orë, njëzetetre (23) persona të dyshuar, janë bërë gjashtë (6) kërkesa për caktimin e paraburgimit të nëntë (9) personave të dyshuar, si dhe tri (3) kërkesa për sekuestrimin e tri (3) veturave, një (1) motor-sharrë dhe masë drusore.
Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, janë ndaluar pesë (5) persona të dyshuar, po ashtu, kjo prokurori ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit për pesë (5) persona të dyshuar, si dhe ka ngritur tridhjetetetë (38) aktakuza kundër dyzetegjashtë (46) personave për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, janë ndaluar pesë (5) persona të dyshuar, po ashtu kjo prokurori ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një person, si dhe ka ngritur gjashtë (6) aktakuza kundër tetë (8) personave, për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve, me urdhër të prokurorit kujdestar, janë ndaluar tre (3) presona të dyshuar për vepra të ndryshme penale, po ashtu kjo prokurori ka bërë një (1) kërkesë për sekuestrimin e një (1) automjetit, një (1) motor-sharrë dhe masë drusore, si dhe ka ngritur gjithsej tetë (8) aktakuza kundër dhjetë (10) personave, për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, janë ndaluar dy (2) persona, në kohëzgjatje prej 48 orëve, po ashtu kjo prokurori ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj një (1) personi të dyshuar, si dhe, ka ngritur trembëdhjetë (13) aktakuza, kundër trembëdhjetë (13) personave.
Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, janë ndaluar katër (4) persona në kohëzgjatje prej 48 orësh, po ashtu kjo prokurori ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person, si dhe ka bërë dy (2) kërkesa për sekuestrim të dy (2) veturave.
Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, janë ndaluar tre (3)persona, për shkak veprave të ndryshme penale. Po ashtu, kjo prokurori ka ngritur njëmbëdhjetë (11) aktakuza kundër dymbëdhjetë (12) personave, për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, është ndaluar një (1) person i dyshuar, po ashtu kjo prokurori ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi, si dhe ka ngritur dhjetë (10) aktakuza kundër dhjetë (10) personave për vepra të ndryshme penale. /arbresh.info/
Shpërthim në Prishtinë, lëndohet një person
Leëandowski arrin shifrën e 100 golave në Ligën e Kampionëve
Yll Limani përmbyll vitin me një koncert madhështor
Paraburgim ndaj tre të arrestuarve në Manastirin e Deçanit
Milan shënon fitoren e dytë radhazi në Ligën e Kampionëve
3 orë mosbindje civile, mbyllet protesta e opozitës në Shqip...