Prokurori i Shtetit njofton opinionin se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur gjashtëdhjetepesë 65 aktakuza kundër shtatëdhjetenjë 71 personave për vepra të ndryshme penale.
Po ashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar për 48 orë katërmbëdhjetë (14) persona, si dhe janë bërë dhjetë (10) kërkesa për caktimin e paraburgimit të shtatëmbëdhjetë (17) personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale, thuhet në komunikatë për medie nga Prokurori i Shtetit.
Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar pesë (5) persona të dyshuar. Po ashtu, kjo prokurori ka bërë katër (4) kërkesa për caktim të masës së paraburgimit për pesë (5) persona, si dhe një (1) kërkesë për caktim të masës së arrestit shtëpiak për një (1) person. Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ngritur katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një (1) person në kohëzgjatje prej 48 orësh. Po ashtu, nga kjo Prokurori janë paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit për dy (2) persona, në dy raste të ndara. Ndërsa, janë ngritur shtatë (7) aktakuza kundër dhjetë (10) personave për vepra të ndryshme penale të parapara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).
Prokuroria Themelore e Pejës, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar katër (4) persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale. Gjithashtu kjo prokurori, gjatë 24 orëve të fundit ka ngritur një (1) aktakuzë ndaj një(4) personi për shkak të veprës penale “Blerja, posedimi i paautorizuar i narkotikëve”.
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka paraqitur propozim për trajtim të detyrueshëm psikiatrik me ndalim, ndaj një (1) të dyshuare/femër dhe një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj një (1) personi, si dhe ka ngritur njëzetedy (22) aktakuza, kundër njëzetekatër (24) personave.
Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh. Është bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, kundër shtatë (7) personave, si dhe, një (1) kërkesë për caktimin e arrestit shtëpiak ndaj (1) personi të dyshuar. Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit ka ngritur një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ”Minierat dhe mineralet”.
Brenda 24 orëve Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ngritur nëntëmbëdhjetë (19) aktakuza kundër nëntëmbëdhjetë (19) personave, për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar dhe ka ngritur njëmbëdhjetë (11) aktakuza kundër dymbëdhjetë (12) personave për vepra të ndryshme penale. /arbresh.info/
NATO dhe Ukraina takohen lidhur me raketën e re ruse
Përgjigjja e shkencëtarëve: Si ndikon menjëherë në shëndet k...
Lela nuk ndjehet mirë pas Prime, çka i ndodhi?
Belgjika vazhdon të mbetet pa qeveri që nga qershori
Gjermania përpilon listën e bunkerëve që mund të ofrojnë str...
Moti në Shqipëri, temperaturat arrijnë deri në -2 gradë