Prokurori i Shtetit njofton opinionin se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur gjashtëdhjetekatër (64) aktakuza, kundër shtatëdhjetenjë (71) personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.
Po ashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar për 48 orë dhjetë (10) persona, si dhe janë bërë shtatë (7) kërkesa për caktimin e paraburgimit të nëntë (9) personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar tre (3) persona të dyshuar, ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit për tre (3) persona të dyshuar, një (1) kërkesë për caktimin e masës së arrestit shtëpiak për një (1) person, si dhe ka ngritur pesëmbëdhjetë (15) aktakuza kundër gjashtëmbëdhjetë (16) personave për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar ka ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orëve, një (1) person të dyshuar. Ndërsa, nga kjo Prokurori janë ngritur nëntë (9) aktakuza kundër nëntë (9) personave për vepra të ndryshme penale të parapara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).
Prokuroria Themelore e Pejës, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar tre (3) persona për vepra të ndryshme penale. Të dyshuarit me aktvendim të prokurorit të shtetit janë dërguar në ndalim. Prokuroria Themelore e Pejës, gjatë ditës së enjte ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi për veprën penale “Ngacmimi”. Gjithashtu, kjo prokurori, gjatë ditë se djeshme ka ngritur pesë (5) aktakuza, kundër pesë (5) personave.
Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit kujdestar ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar, në kohëzgjatje prej 48 orësh, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj dy (2) personave të dyshuar, si dhe ka ngritur katër (4) aktakuza, kundër katër (4) personave.
Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur dy (2) aktakuza kundër tre (3) personave për vepra të ndryshme penale.
Brenda 24 orëve Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ndaluar një (1) person për shkak të veprës penale “Vjedhje e rëndë“. Po ashtu, kjo prokurori ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit për një (1) person, për shkak të veprës penale “Vjedhje e rëndë“. Prokuroria Themelore e Mitrovicës, ka ngritur tetëmbëdhjetë (18) aktakuza kundër tetëmbëdhjetë (18) personave, për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit dhe ka ngritur njëmbëdhjetë (11) aktakuza kundër gjashtëmbëdhjetë (16) personave për vepra të ndryshme penale. /arbresh.info/
Jaha: Më 9 shkurt LDK-ja do të rikthehet si partia e parë në...
Katër vitamina dhe minerale të nevojshme për çdo shqiptar
“E di që do të na mungoj”, Arioni flet i përlotur pas largim...
Francë/ Teleferiku përplas stacionin e mbërritjes, 8 persona...
Gresa, Sara dhe Ana hamendësojnë për arsyen e daljes së Dian...
Kura kundër kolesterolit dhe dhimbjes së kyçeve, ja si ta pë...