Brenda 24 orëve ngriten 52 aktakuza kundër 59 personave

11:11 | 25 Tetor 2019
A. B.

Prokurori i Shtetit njofton opinionin se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur pesëdhjetedy (52) aktakuza kundër pesëdhjetenëntë (59) personave, për vepra të ndryshme penale.

Po ashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar për 48 orë tetëmbëdhjetë (18) persona, si dhe janë bërë tetë (8) kërkesë për caktimin e paraburgimit të nëntëmbëdhjetë (19) personave të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Prokurori i Shtetit, ka bërë kërkesë për sekuestrimin e një automjeti dhe një sasie të masës drusore.

Me urdhër të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, janë ndaluar tre (3) persona të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale. Po ashtu, kjo prokurori ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit të (3) personave për veprat e njëjta.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar katër (4) persona të dyshuar. Po ashtu, kjo prokurori ka bërë dy (2) kërkesa për caktim të masës së paraburgimit për katër (4) persona. Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ngritur gjashtë (6) aktakuza kundër gjashtë (6) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar dy (2) persona në kohëzgjatje prej 48 orësh në dy raste të ndara, si dhe ka paraqitur pranë Gjykatës kompetente një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për katër (4) persona. Ndërsa, nga kjo Prokurori janë ngritur gjashtë (6) aktakuza kundër gjashtë (6) personave për vepra të ndryshme penale të parapara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Prokuroria Themelore e Pejës, gjatë 24 orëve të fundit janë ndaluar tre (3) persona për vepra të ndryshme penale. Gjithashtu, kjo prokurori gjatë 24 orëve të fundit ka ngritur gjithsej katër (4) aktakuza ndaj katër (4) personave. Po ashtu, është bërë kërkesë për sekuestrimin e një automjeti dhe një sasie të masës drusore.

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj tre (3) personave dhe ka ngritur dhjetë (10) aktakuza, kundër dymbëdhjetë (12) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar pesë (5) persona në kohëzgjatje prej 48 orësh për vepra të ndryshme penale, si dhe ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi. Gjatë 24 orëve të fundit në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, janë ngritur dy (2) aktakuza kundër tre (3) personave për vepra të ndryshme penale.

Brenda 24 orëve Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit për dy (2) persona për veprën penale “Grabitje“. Po ashtu, Prokuroria Themelore e Mitrovicës ka ngritur dymbëdhjetë (12) aktakuza kundër trembëdhjetë (13) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një (1) person të dyshuar, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër dy (2) personave si dhe ka ngritur dymbëdhjetë (12) aktakuza kundër pesëmbëdhjetë (15) personave për vepra të ndryshme penale. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme