Prokurori i Shtetit njofton opinionin se gjatë 24 orëve të fundit nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës dhe prokuroritë themelore janë ngritur dyzetepesë (45) aktakuza kundër gjashtëdhjeteshtatë (67) personave, për vepra të ndryshme penale.
Po ashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar për 48 orë, njëzetetre (23) persona, si dhe janë bërë katër (4) kërkesa për caktim të paraburgimit të katër (4) personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, gjatë 24 orëve të fundit ka ngritur një (1) aktakuzë kundër shtatë (7) personave, për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar tetë (8) persona të dyshuar, ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj dy (2) personave, si dhe ka ngritur gjashtëmbëdhjetë (16) aktakuza kundër njëzetedy (22) personave, për vepra të ndryshme penale. Po ashtu, gjatë 24 orëve të fundit, prokurorja kujdestare nga Departamenti i Krimeve të Rënda, ka lëshuar urdhëresë për obdukim për trupin e pa jetë në komunën e Lipjanit. E njëjta rastin e ka kualifikuar si “vdekje e dyshimtë” dhe po vazhdon të hetohet.
Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar tre (3) persona, ndërsa ka ngritur tre (3) aktakuza kundër katër (4) personave, të dyshuar për kryerjen e veprave të ndryshme penale, të përcaktuara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).
Prokuroria Themelore e Pejë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar për 48 orë katër (4) persona për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”.
Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person për 48 orë dhe ka ngritur tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave.
Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, janë ndaluar gjashtë (6) persona të dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh, në dy raste të ndara, si dhe, janë ngritur dy (2) aktakuza kundër tre (3) personave për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit ka bërë dy (2) kërkesa për caktim të paraburgimit të dy (2) personave, si dhe ka ngritur tre (3) aktakuza kundër tre (3) personave, për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një (1) person të dyshuar dhe ka ngritur shtatëmbëdhjetë (17) aktakuza kundër njëzetepesë (25) personave, për vepra të ndryshme penale. /arbresh.info/
Arioni qan me dënesë pas largimit të Dianës
Trump cakton sekretarin e tregtisë
Kolaj nga IKD: Shteti t’i mbështesë ish-krerët e UÇK-së në H...
Diana mes lotësh largohet nga shtëpia
Gyokeres “i pamëshirshëm” për kundërshtarët, dy gola tjerë m...
Adri dhe Iliriana sonte në mbështetje të Shqipërisë