Google ADS

Brenda 24 orëve ngriten 36 aktakuza kundër 45 personave

13:28 | 17 Gusht 2021
A. B.

Prokurori i Shtetit ju njofton se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur tridhjetegjashtë (36) aktakuza, kundër dyzetepesë (45) personave, për vepra të ndryshme penale.

Po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar për dyzetetetë (48) orë, tetëmbëdhjetë (18) persona të dyshuar, si dhe janë bërë shtatë (7) kërkesa për caktimin e paraburgimit për shtatë (7) persona, të dyshuar për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, gjatë 24 orëve të fundit ka ngritur një (1) aktakuzë kundër katër (4) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar gjashtë (6) persona të dyshuar për kryerjen e veprave penale, ka paraqitur katër (4) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj katër (4) personave, si dhe ka ngritur pesë (5) aktakuza kundër gjashtë (6) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë një (1) person të dyshuar. Ndërsa, nga kjo prokurori janë ngritur shtatë (7) aktakuza kundër dhjetë (10) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar një (1) person për 48 orë dhe ka ngritur pesëmbëdhjetë (15) aktakuza kundër gjashtëmbëdhjetë (16) personave.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, është ndaluar një (1) person i dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh ka bërë dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, kundër dy (2) personave të dyshuar, në dy raste të ndara.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një (1) person, për shkak të veprës penale “Kanosja”. Po ashtu, Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit për një (1)person, për shkak të veprës penale “Kanosja”.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar tetë (8) persona të dyshuar në tri raste të ndryshme dhe ka ngritur tetë (8) aktakuza kundër nëntë (9) personave për vepra të ndryshme penale. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme