Brenda 24 orëve ngriten 28 aktakuza

12:00 | 5 Dhjetor 2019
A. B.

Prokurori i Shtetit njofton opinionin se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur njëzetetetë (28) aktakuza kundër dyzetë (40) personave, për vepra të ndryshme penale.

Po ashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar për 48 orë dhjetë (10) persona, si dhe janë bërë tri (3) kërkesa për caktimin e paraburgimit të tre (3) personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar katër (4) persona të dyshuar, po ashtu, kjo prokurori ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit për dy (2) persona të dyshuar, si dhe ka ngritur tri (3) aktakuza kundër gjashtë (6) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur shtatë (7) aktakuza kundër shtatë (7) personave për vepra të ndryshme penale të parapara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit, kjo prokurori ka ngritur nëntë (9) aktakuza, ndaj katërmbëdhjetë (14) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Gjilan, në dy raste të ndara, ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar, për 48 orë dhe ka ngritur dy (2) aktakuza, kundër dy (2) personave.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, janë ndaluar tre (3) persona të dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh, si dhe janë ngritur katër (4) aktakuza kundër tetë (8) personave për vepra të ndryshme penale.

Brenda 24 orëve, Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka ndaluar një (1) person për shkak të veprës penale “Lëndim i lehtë trupor”. Po ashtu, Prokuroria Themelore e Mitrovicës ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit për një (1) person, për shkak të veprës penale ”Lëndim i lehtë trupor”.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave për vepra të ndryshme penale. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme