Google ADS

Brenda 24 orëve ngriten 105 aktakuza

10:45 | 28 Shkurt 2020
A. B.

Prokurori i Shtetit njofton opinionin se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur njëqindepesë (105) aktakuza kundër njëqindenjëzeteshtatë (127) personave, për vepra të ndryshme penale.

Po ashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar për 48 orë tetëmbëdhjetë (18) persona, si dhe janë bërë dy (2) kërkesa për caktimin e paraburgimit të dy (2) personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, janë ndaluar dymbëdhjetë (12) persona të dyshuar, si dhe ka ngritur dyzet (40) aktakuza kundër dyzetedy (42) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë një (1) person të dyshuar për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”, si dhe, pranë Gjykatës kompetente është parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit për një (1) person. Ndërsa, nga kjo Prokurori janë ngritur gjashtëmbëdhjetë (16) aktakuza kundër njëzet e katër (24) personave për vepra të ndryshme penale të parapara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, janë ndaluar dy (2) persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale. Po ashtu, kjo prokurori ka ngritur trembëdhjetë (13) aktakuza, kundër tetëmbëdhjetë (18) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar tre (3) persona të dyshuar, në kohëzgjatje prej 48 orësh dhe ka ngritur njëmbëdhjetë (11) aktakuza, kundër dymbëdhjetë (12) personave.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, kundër një (1) personi të dyshuar, si dhe, kjo prokurori ka ngritur dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur trembëdhjetë (13) aktakuza kundër nëntëmbëdhjetë (19) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur dhjetë (10) aktakuza kundër dhjetë (10) personave për vepra të ndryshme penale./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme