Prokurori i Shtetit njofton opinionin se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur njëqindekatër (104) aktakuza kundër njëqindenjëzetepesë (125) personave për vepra të ndryshme penale.
Po ashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar për 48 orë pesëmbëdhjetë (15) persona, si dhe janë bërë gjashtë (6) kërkesa për cakimin e paraburgimit të shtatë (7) personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale, si dhe ka ngritur një (1) aktakuzë kundër një personi.
Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, janë ndaluar gjashtë (6) persona të dyshuar. Po ashtu, kjo prokurori ka bërë dy (2) kërkesa për caktim të masës së paraburgimit për dy (2) persona. Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ngritur dyzet (40) aktakuza kundër pesëdhjetenjë (51) personave për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave, për vepra të ndryshme penale të parapara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).
Prokuroria Themelore e Pejës, gjatë 24 orëve të fundit nga prokurori i shtetit është ndaluar një (1) person i dyshuar për veprën penale “Dhunë në familje”. I dyshuari me aktvendim të prokurorit të shtetit është dërguar në ndalim 48 orësh. Po ashtu, kjo prokurori gjatë 24 orëve të fundit ka ngritur gjithsej tetë (8) aktakuza ndaj tetë (8) personave për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Gjilan, në katër raste të ndara, ka ndalur katër (4) persona të dyshuar, në kohëzgjatje prej 48 orësh, ka paraqitur katër (4) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj pesë (5) personave të dyshuar dhe ka ngritur tetëmbëdhjetë (18) aktakuza, kundër njëzetenjë (21) personave.
Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur dhjetë (10) aktakuza kundër dhjetë (10) personave për vepra të ndryshme penale.
Brenda 24 orëve Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ngritur nëntë (9) aktakuza kundër nëntë (9) personave, për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar dy (2)persona të dyshuar dhe ka ngritur pesëmbëdhjetë (15) aktakuza kundër njëzetedy (22) personave për vepra të ndryshme penale.
Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori.
Prokuroritë | Aktakuzat – personat | Ndalimet | Paraburgimet kërkesat-personat | Bastisjet | Sekuestrimet |
Prokuroria Speciale | 1 – 1 | 2 | / | / | / |
Prishtinë | 40 – 51 | 6 | 2 – 2 | / | / |
Prizren | 4 – 4 | / | / | / | / |
Pejë | 8 – 8 | 1 | / | / | / |
Gjilan | 18 – 21 | 4 | 4 – 5 | / | / |
Gjakovë | 10 – 10 | / | / | / | / |
Mitrovicë | 9 – 9 | / | / | / | / |
Ferizaj | 15 – 22 | 2 | / | / | / |
Totali | 104 – 125 | 15 | 6 – 7 | / | / |
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ndaluar dy persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale. Personi i parë është ndaluar për veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”, ndërkaq personi i dytë është ndaluar për veprën penale “Marrje të ryshfetit”.
Aktakuzat:
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur aktakuzë pran Gjykatës Themelore në Prishtinë –Departamenti Speciale, kundër N.H., për shkak se ka kryer veprën penale “Bashkimi apo pjesëmarrja në ushtrinë apo policinë e huaj, në formacionet e jashtme paraushtarake ose para policore, në organizimet grupore apo individualisht jashtë territorit të Republikës së Kosovës”.
Prokuroria Themelore Prishtinë:
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar për 48 orë, dy (2) persona, në dy raste ndaras, pasi që të njëjtit dyshohen se kanë kryer veprën penale “Dhuna në familje”, tre (3) persona, me dyshimin se kanë kryer veprën penale “Pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare”, si dhe një (1) person, me dyshimin se ka kryer veprat penale “Ngacmimi” dhe “Lëndimi i lehtë trupor”.
Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, ka bërë dy (2) kërkesa për caktim të masës së paraburgimit për dy (2) persona, me dyshimin se kanë kryer veprën penale “Dhuna në familje”.
Aktakuzat:
Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ngritur dyzet (40) aktakuza pesëdhjetenjë (51) personave për vepra të ndryshme penale.
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Vjedhja e pyllit”
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve komunale”
Shtatë (7) aktakuza kundër katërmbëdhjetë (14) personave, për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”
Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave, për veprën penale “Ngacmimi”
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Heqja apo dëmtimi i vulave zyrtare ose i shenjave”
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Vetëgjyqësia”
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Dhuna në familje”
Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave, për veprën penale “Kanosja”
Dy (2) aktakuza kundër katër (4) personave, për veprën penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”
Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave, për veprën penale “Sulmi”
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Mashtrimi”
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Mospërfillja e gjykatës”
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Blerja, pranimi ose fshehja e sendeve të përfituara me kryerjen e veprës penale”
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare”
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Lidhja e paautorizuar në shërbime”
Tri (3) aktakuza kundër pesë (5) personave, për veprën penale “Vjedhja”. /arbresh.info/
Prokuroria Themelore Prizren:
Aktakuzat:
Gjatë 24 orëve të fundit në Prokurorinë Themelore në Prizren, në Departamentin e Përgjithshëm janë ngritur katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave, për këto vepra penale:
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja e pyllit”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”.
Prokuroria Themelore Pejë:
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore e Pejës, gjatë 24 orëve të fundit nga prokurori i shtetit është ndaluar një (1) person i dyshuar për veprën penale “Dhunë në familje”. I dyshuari me aktvendim të prokurorit të shtetit është dërguar në ndalim 48 orësh.
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore e Pejës, ka ngritur tetë (8) aktakuza kundër tetë (8) personave për vepra të ndryshme penale.
Dy (2) aktakuza për veprën penale “Kanosja”
Dy (2) aktakuza për veprën penale “Vjedhje”
Një (1) aktakuzë për veprën penale “Lëndim i rëndë trupor”
Një (1) aktakuzë për veprën penale “Dhunë në familje”
Një (1) aktakuzë për veprën penale “Mospërfillja e gjykatës”
Një (1) aktakuzë për veprën penale “Heqja apo dëmtimi i vulave zyrtare”.
Prokuroria Themelore Gjilan:
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Gjilan, në katër raste të ndara, ka ndalur katër (4) persona të dyshuar, në kohëzgjatje prej 48 orësh. Departamenti për Krime të Rënda, ka ndaluar një (1) person, me dyshimin se në Gjilan, tek i njëjti janë gjetur substanca narkotike rreth 5.8 gr (13 paketime) dhe një ‘’Joint’’ 2gr. I dyshuari është ndaluar, në drejtim të veprës penale ‘’Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’’.
Ndërsa, Departamenti Përgjithshëm, ka ndaluar (3) persona të dyshuar. Në njërin rast, një person është ndaluar, me dyshimin se i njëjti në një kafiteri në komunën e Vitisë, në prani të qytetarëve, e ka sulmuar fizikisht të dëmtuarin në pjesë të ndryshme të trupit. I njëjti është ndaluar për veprën penale ‘’Sulmi’’.
Në rastin tjetër, një person është ndaluar me dyshimin se në fshatin Pisjan, ka kryer veprën penale ‘’Dhunë në familje’’, si dhe në rastin e fundit, një person është ndaluar me dyshimin se në komunën e Novobërbës, ka kryer veprat penale ‘’Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm’’ dhe ‘’Sulm ndaj personit zyrtar’’.
Kërkesat për caktimin e masës së paraburgimit (apo masa tjera):
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka paraqitur katër (4) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj pesë (5) personave të dyshuar.
Departamenti për Krime të Rënda, ka paraqitur dy (2) kërkesa, ndaj tre (3) personave. Njërën ndaj dy personave me dyshimin se kanë kryer veprat penale ‘’Vjedhje e rëndë’’ dhe ‘’Shitblerje e armëve’’, ndërsa, tjetrën ndaj një personi me dyshimin se ka kryer veprën penale ‘’Kultivimi i bimës së hashashit, shkurrës së kokainës ose bimëve të kanabisit’’.
Ndërkaq, Departamenti Përgjithshëm, ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj dy (2) personave. Njërën për veprën penale ‘’Ngacmimi’’, ndërsa tjetrën për veprën penale ‘’Lëndim i rëndë trupor’’.
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur tetëmbëdhjetë (18) aktakuza, kundër njëzetenjë (21) personave.
Departamenti për Krime të Rënda, ka ngritur dy (dy) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale ‘’Mbajtja në pronësoi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’.
Ndërsa, Departamenti Përgjithshëm, ka ngritur këto aktakuza:
Gjashtë (6) aktakuza kundër gjashtë (6) personave për veprën penale ‘’Vjedhja e shërbimeve’’,
Dy (2) aktakuza kundër katër (4) personave për veprën penale ‘’Vjedhja’’,
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale ‘’Dhunë në familje’’,
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale ‘’Lëndim i lehtë trupor’’,
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale ‘’Vjedhja e pyllit’’,
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale ‘’Sulmi’’ dhe
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Heqja apo dëmtimi i vulave zyrtare ose i shenjave’’.
Prokuroria Themelore në Gjakovë:
Aktakuzat:
Gjatë 24 orëve të fundit në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, janë ngritur dhjetë (10) aktakuza kundër dhjetë (10) personave për këto vepra penale:
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”,
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “ Sulmi”,
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “ Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “ Kanosje”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “ Dhuna në familje”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “ Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “ Rrezikimi i trafikut publik”.
Prokuroria Themelore në Mitrovicë:
Aktakuzat:
Departamenti i Përgjithshëm i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, ka ngritur nëntë (9) aktakuza kundër nëntë (9) personave, për vepra të ndryshme penale. penale.
Gjashtë (6) aktakuza kundër gjashtë (6) personave për veprën penale “Vjedhje e shërbimeve komunale“;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhje“;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor“;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Armëmbajtje pa leje“.
Prokuroria Themelore në Ferizaj:
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh, dy (2) persona, nën dyshimin se të njëjtit në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Lëndim i rëndë trupor” sipas KPRK-së.
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Përgjithshëm, ka ngritur pesëmbëdhjetë (15) aktakuza kundër njëzetedy (22) personave për këto vepra penale:
Gjashtë (6) aktakuza kundër tetë (8) personave për veprën penale “Vjedhje pylli”,
Dy (2) aktakuza kundër pesë (5) personave për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”,
Dy (2) aktakuza kundër katër (4) personave për veprën penale “Sulmi”,
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘Kanosje”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Lidhja e paautorizuar në shërbime”.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...