Brenda 24-orëve të fundit Prokuroria e Shtetit bën të ditur se ka ndaluar shtatë persona të dyshuar se janë përfshirë në vepra të ndryshme penale, raporton arbresh.info.
“Prokurori i Shtetit njofton opinionin se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar shtatë (7) persona të ndryshëm për shkak të dyshimit se kanë kryer vepra të ndryshme penale”, thuhet në njoftim.
Po ashtu, kjo prokurori bën të ditur se me kërkesë të prokurorëve janë parashtruat katër kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit.
“Prokurori i Shtetit ka bërë katër (4) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit të pesë (5) personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale”, bën të ditur prokuroria./Arbresh.info
Parandalohet një rast i kontrabandës në Han të Elezit, vlera...
Policia e rajonit të Ferizajt heq 12 patentë shoferë për një...
KQZ-ja nuk certifikon Listën Serbe për zgjedhjet e 9 shkurti...
Lajçak mesazh fundviti Kosovës dhe Serbisë: Pa normalizim ma...
Milan Radoiçiq e Zvonko Veselinoviq ia mësyjnë ndërtimit të ...
Shqipëria mbyll TikTok-un, për këtë vendim shkruan ‘The Tele...