Instituti i Kombëtarë i Shëndetit Publik të Kosovës, u ka bërë thirrje qytetarëve të kenë kujdes nga gripi sezonal.
Sipas IKSHPK-së, gripi sezonal po shton intensitet, ndonëse ende nuk ka arritur pragun epidemik.
“Prej 01 tetor 2021 deri më 09 dhjetor 2021 në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike janë raportuar gjithsej 9.788 raste të Sëmundjes të ngjashme me Grip, 2.033 raste Infeksione respiratore akute dhe 57 raste me Infeksion të rëndë respirator akut.
Në laboratorët e Qendrës kombëtare të gripit është identifikuar tipi A i gripit sezonal, subtipi H3, i cili gjendet në komponenten e vaksinës së gripit e cila mbron personat e vaksinuar”, thuhet në kumtesën e IKSHPK-së, raporton arbresh.info.
Po ashtu bëhet e ditur se gjatë 24 orëve të fundit në Klinikën Infektive, Klinikën e Pediatrisë dhe spitalet rajonale janë hospitalizuar 6 raste me infeksione akute respiratore./arbresh.info/
20 vjet nga cunami që solli vdekjen e 230 mijë personave, fa...
“Mos gënje”, “mashtruese”, plas debati mes Xhenetës dhe Sarë...
Guardiola tregon se ku dështoi City ndaj Evertonit
Çmimet 2 herë më shtrenjtë se në 2013, Berisha: Shqipëria e ...
Kurti mori pjesë në ceremoninë e fundvitit të organizuar nga...
Juventus po planifikon ta transferojë yllin e Dortmundit