Vetëm gjatë së mërkurës 28 qytetarë të vendit kanë humbur jetën. Nga 28 viktimat, dy janë vrarë në orët e mbrëmjes në qytetin e Pejës.
Në Pejë mbetën të vrarë kandidati i PDK-së për kryetar të Komunës nga PDK, Astrit Ademaj dhe zyrtari i lartë i kësaj partie, Blerand Kadriaj. Deri te vrasja dyshohet se ka ardhur pas një konflikti momental që ka ndodhur në afërsi të shtëpisë së viktimës, Astrit Ademaj.
I plagosur ka mbetur edhe vëllai i Astrit Ademajt për të cilin është bërë e ditur se është nën arrest dhe se gjendja e tij është stabile. Kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri ka thënë se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti momental pranë shtëpisë së Astrit Ademajt.
“Është një rast tragjik që ka ndodhur në qytetin e Pejës. Janë vrarë dy djem të ri. Siç duket ka qenë një konflikt momental, ndoshta ka qenë edhe i mëhershëm, por pas konfliktit momental para shtëpisë së Astritit ka ardhur deri te vrasja”, tha ai.
Ai tha se dyshohet se e kanë pasur një konflikt të mëhershëm dhe sonte janë munduar të pajtohen.
Një ngjarje shumë e rëndë e së mërkurës ishte edhe rasti kur dy fëmijë nga komuna e Gjakovës vdiqën si pasojë e një zjarri në shtëpinë e tyre. Derisa brenda 24 orëve janë shënuar sipas IKSHPK-së edhe 24 viktima nga Covid-19./bs/
Gjuajtje me armë zjarri në Prishtinë – arrestohen katë...
Tre persona vdesin në një aksident pasi GPS-i ia huqi rrugës
Vdes personi i cili ishte duke u trajtuar jashtë vendit pas ...
Murati: Afati për përditësimin e aplikimeve për subvencionim...
Zhduket një grua në Podujevë
Rrahen mes vete shtatë persona në Lipjan, dy përfundojnë në ...