Kosova po zbrazet. Me bërryla shtyhen të rinjtë për të zënë vend para ambasadave perëndimore për një vizë pune, në tokën e shpresës. Për ta, Perëndimi është mundësi për një fillim të ri. Jo asi që është slogan i përhershëm i partive politike.
“Evropianët e rinj” i kanë çuar duart nga shteti më i ri në Evropë. Të ardhmen duan ta ndërtojnë jashtë tij, me duart e veta, shkruan sot Koha Ditore.
Qeveria ka minimizuar ikjen e qytetarëve, duke vënë në dyshim edhe kredibilitetin e institucioneve ndërkombëtare. Por statistikat flasin për rënien më të madhe të popullsisë në dekadën e fundit dhe humbjen e mijëra vendeve të punës.
Ndryshe prej vitit 2014-2015, kur qytetarët ia mësynë Perëndimit përmes rrugëve ilegale, tani kjo po bëhet në mënyrë të rregullt. Sociologë dhe njohës të rrethanave thonë se kjo formë e braktisjes është më e rrezikshmja për Kosovën, ngase qytetarët largohen me plane afatgjate dhe garanci institucionale të stabilizimit të jetës diku tjetër.
Humbja e shpresës
Gjermania është në krye të vendeve, ku qytetarët e Kosovës duan të punojnë.
Më 9 maj, ditën kur institucionet vendore pushuan, në 11-vjetorin e miratimit të Kushtetutës, dhjetëra qytetarë ia kishin zënë derën Ambasadës gjermane në Prishtinë.
Grumbullimi i tyre fillonte prej orës 13:00 edhe pse dokumentet do t’i dorëzonin dy orë më vonë. Shumica prej tyre janë aplikues për viza pune. Përreth Ambasadës janë hapur dhjetëra agjenci, të cilat këshillojnë dhe kompletojnë dokumentacionin.
Sipas tyre, minimum 18 muaj është koha që një aplikues duhet të presë për përgjigje. Por ky afat nuk është i largët për Arbenin, i cili tashmë ka nënshkruar kontratë me një kompani gjermane…
Simeone trajneri i muajit në La Liga
ShBA e shqetësuar që KQZ-ja nuk certifikoi Listën Serbe
Nënkryetarit të Kuvendit të Shqipërisë i bie të fikët në pro...
Arteta i shqetësuar pas lëndimit të Sakas, futbollisti prite...
Tensione në protestën e opozitës, shoqërohen në polici katër...
Protestuesit përplasen me policinë te Rruga e Elbasanit në T...