Braathu në KQZ: Zgjedhjet të jenë transparente, mos të ketë probleme

12:03 | 1 Qershor 2017
Arbresh.info

Shefi i Misionit të OSBE-së në Kosovë, Jan Braathu ka vizituar Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

Braathu është pritur nga Kryetarja e këtij komisioni, Valdete Daka, e cila ka shprehur kënaqësinë për ardhjen e tij dhe bashkëpunimit me të.

Gjatë kësaj vizitë, Braathu ka thënë se është krenar se si Kosova po ecë në proceset e saj.

“Ne jemi këtu për njerëzit që jetojnë në Kosovë, jemi këtu t’ju asistojmë, jemi krenar se si po ecën Kosova në proceset e saj. Të punosh me organizimin e zgjedhjeve bashkë me KQZ është nder”.

“Mision i OSBE-së në Kosovë është që t’ju ndihmojmë njerëzve këtu”.

Ai tutje tha se procesi i zgjedhjeve duhet të jetë transparent dhe të “mundohemi që të mos kemi probleme”. Ai tha se zgjedhjet duhet të jenë të qeta dhe të lira.

Ndërkaq, Valdete Daka tutje tha: “Këto zgjedhje sikur edhe herët e tjera, do të jenë në bashkëpunim me OSBE-në dhe deri tani i kemi kryer të gjitha punët, duke iu bërë thirrje të gjithë votuesve me të drejtë vote, të dalin e të votojnë”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme