Shefi i misionit të OSBE-së në Kosovë, Jan Brathu, në konferencën e shtatë vjetore të gjyqësorit të Kosovës ka thënë se krimi dhe korrupsioni janë problemi më i madh i Kosovës. Ai iu ka drejtuar gjyqtarëve duke u thënë që ju jeni ata që do ta sillni përmirësimin në sektorin e gjyqësorit e jo ne.
“Ju jeni ata që do ta sillni përparimin në këtë sektor e jo ne, krimi dhe korrupsioni janë problemi më i madh për Kosovën”, ka thënë ai.
Brathu ka thënë se gjyqësori duhet të jetë për të gjithë në mënyrë që të krijohet besimi në këtë sistem, shkruan arbresh.info.
“Gjyqësori do te jetë gjyqësor për të gjithë shoqërinë dhe popullatën”, ka thënë ai./arbresh.info/
Driloni ndan shtratin me Gjestin, Xheneta: Nuk e di qysh ka ...
Tyson Fury – Oleksandr Usyk/ Meçi i vitit, flasin eksp...
Të shtëna me armë në Prishtinë, arrestohet një person
Ngritët aktakuzë kundër një serbi për krime lufte në Kosovë
Berisha ka dy kërkesa para mbledhjes së përbashkët të kuvend...
Beogradi ia refuzon hyrjen në Preshevë ministrit Hajrullah Ç...