Rreth 206 mijë e 500 pensionistë në Kosovë, nuk e kanë të drejtën e marrjes së kredisë në bankat komerciale, për shkak të moshës së tyre.
Për këtë, institucioni i Avokatit të Popullit ka hartuar një raport në të cilin e konsideron të pabarabartë këtë trajtim të pensionistëve nga bankat komerciale në Kosovë.
Ata, madje, për këtë çështje kanë drejtuar edhe disa rekomandime për Bankën Qendrore të Kosovës.
Këtë nismë të Avokatit të Popullit po e mirëpresin personat të cilët kanë kaluar moshën 65-vjeçare, duke u shprehur se është dashur që më herët të veprohet për këtë.
KTV-ja ka provuar ta marrë një qëndrim nga BQK-ja për këtë diskriminim të pensionistëve dhe për atë nëse do t’i marrin parasysh rekomandimet e Avokatit të Popullit, por ajo nuk ka kthyer përgjigje.
Por, sipas Zyrës së Avokatit të Popullit, BQK-ja u ka dërguar një letër javë më parë, në të cilën thuhet se kjo e fundit ka kërkuar nga të gjitha bankat komerciale rishikimin e politikave të tyre
“Ke dështuar t’u japësh shembull grave në Kosovë” – Vullneti...
Tërmeti shkund Pogradecin
Gjueti e kundërligjshme në Prizren, policia ndalon 5 persona...
Ramiz Brahimaj mposht fuqishëm Mickey Gall, i mjaftoi vetëm ...
80-vjetori i çlirimit, Veliaj: Tirana dhe Shqipëria sot janë...
Rusia kryen sulm masiv ndaj infrastrukturës energjetike të U...