Banka Qendrore e Republikës së Kosovës në kuadër të Planit për zbatim të lehtësuar të Rregullores për Operacione me Para të Gatshme, ka njoftuar opinionin publik se përmes operatorëve është duke dërguar SMS te qytetarët për t’i informuar mbi qasjen në llogari bankare dhe mundësitë e pranimit të mjeteve në llogaritë e tyre në Euro.
Po ashtu, BQK bën me dije se të gjithë ata qytetarë që ende nuk kanë llogari, mund të hapin një të tillë në njërën nga bankat, sipas Rregullores së BQK-së për qasje në Llogari Pagese për Shërbime Bazike, që për grupet e cenueshme e të skemave sociale nuk ka tarifë të hapjes e as të mirëmbajtjes, nga 1 janari 2024.
Përmbajtja e plotë e SMS-it të dërguar:
Qytetarë të nderuar,
Pranoni para përmes llogarisë bankare në Euro.
Kurseni dhe këmbeni në cilëndo valutë.
Hapni Llogari me Shërbime Bazike, pa tarifë të hapjes dhe të mirëmbajtjes.
080022255
https://bit.ly/0800thirrniBQK./Arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...