Komisioni për Ekonomi është duke shqyrtuar nismën legjislative për kriptovalutat të cilat janë duke qarkulluar tash e sa kohë në Kosovë, shkruan arbresh.info.
Sokol Havolli zëvendës Guvernator në Banka Qendrore e Kosovës, tha se BQK nuk inkurajon qytetarët e Kosovës që të investojnë në kriptoasete.
“BQK për 6 vite ka përcjellë nga afër çështjen e kriptovalutave ose kriptoasete ku ne si bank preferojmë t’i quajmë ashtu. Për ne e rëndësishme ka qenë të njoftohen me rreziqet nga këto kriptovaluta pasi që nuk ka një organ që monitoron rrezikshmërinë nga investimi në këto kriptoasete. Nuk do të thotë që nuk do të zhvillohet një vlerë e një shërbimi të tillë në të ardhmen mirëpo deri më tani në këtë fazë luhatëshmëria nëpër çmime ka qenë shume luhatshme. Prioritet ose rekomandim për BQK do të ishte orientimi i rregullimit të fushës së shpëlarjes së parave ose taksimit dhe në të ardhmen do të shohim se si do të rregullohen këto kriptoasete, sigurisht që qytetarët e Kosovës duhet të jenë në dijeni për rreziqet në investimet”, tha Havolli në mbledhjen e Komisionit për ekonomi./arbresh.info/
AUV në pritje të rezultateve për mandarinat e importuara nga...
E akuzoi se ka pëlqim ndaj tij, Gresa shpërthen në lot nga X...
Grupi “Shkodra Elektronike” me një falënderim të veçantë për...
Haziri në 35-vjetorin e LDK-së: Kjo familje e Rugovës ia dha...
Isak, objektiv i gjigantit francez
Eskalon situata mes Xuxit dhe Gresës, e lagin njëri-tjetrin ...