BQK: Niveli i çmimeve të konsumit rritet për 2.2 për qind

10:07 | 3 Prill 2019
Arbresh.info

Banka Qendrore e Kosovës ka njoftuar niveli i çmimeve të konsumit në ekonominë e vendit është rritur për 2.2 për qind në TM4 2018, pas rritjes më të ngadalshme me të cilën u karakterizuan në tremujorët paraprakë.

“Vlerësimet për një rritje më të lartë tremujore mbështeten, përveç në rritjen e kërkesës së brendshme, edhe në ngadalësimin e rritjes së deficitit në komponentën e neto eksporteve si rezultat i rritjes më lartë të eksporteve dhe ngadalësimit të rritjes së importeve”, thuhet në raportin e BQK-së.

Sipas BQK-së, inflacioni bazë (që përjashton ushqimin, energjinë, pijet alkoolike dhe duhanin), rezultoi të jetë për 1.4 pikë përqindje më i ulët në vetëm 0.8 për qind në TM4 2018, kryesisht si rezultat i rënies së çmimit të energjisë.

“Sektori fiskal deri në nëntor 2018 u karakterizua me rritje të të hyrave dhe shpenzimeve buxhetore prej 4.4 për qind përkatësisht 13.0 për qind. Përkundër faktit se norma e rritjes së shpenzimeve ishte dukshëm më e lartë krahasuar me normën e rritjes së të hyrave, buxheti i Kosovës regjistroi deficit të ulët buxhetor prej 0.8 për qind e BPV-së”, thuhet në raportin e BQK-së.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme