Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK) njofton se ka marrë vlerësim të lartë nga Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) pas përfundimit të suksesshëm të rishikimit të tretë Marrëveshjeve Stand-By Arrangement (SBA), Resilience and Sustainability Facility (RSF) dhe konsultimet për Artikullin IV, gjatë qëndrimit të Misionit të FMN-së në vendin tonë nga data 28 tetor deri më 11 nëntor.
Delegacioni i FMN-së i udhëhequr nga z. David Amaglobeli – Shef i Misionit për Kosovë, ka mirëpritur progresin e bërë nga BQK-ja në avancimin e kornizës ligjore dhe mbikëqyrëse dhe reformat e ndërmarra nga BQK në funksion të ruajtjes së stabilitetit financiar.
FMN ka theksuar përkushtimin e BQK-së për reformën ambicioze institucionale, duke përfshirë përmirësimin e qeverisjes dhe strukturës institucionale të saj.
Vlerësimi pozitiv i FMN-së nënvizon qasjen proaktive të BQK-së për të forcuar qeverisjen, stabilitetin financiar dhe qëndrueshmërinë si dhe reformat e ndërmarra drejt harmonizimit me standardet dhe praktikat e zbatuara në Bashkimin Evropian.
Gjithashtu, FMN ka vlerësuar progresin e BQK-së për avancimin e kornizës ligjore përmes Ligjit të ri për Bankat dhe Ligjit për Shërbimet e pagesave, që aktualisht janë në shqyrtim në Kuvendin e Republikës së Kosovës, të cilat përveç se do të forcojnë dhe avancojnë mbikëqyrjen bankare, do të mbështesin integrimin e Kosovës në Bashkimin Evropian. Në këtë kuptim përmendet modernizimi i procesit mbikëqyrës të bankave përfshirë Procesin të Rishikimit dhe Vlerësimit Mbikëqyrës (SREP), që përafron kornizën mbikëqyrëse të BQK-së me kornizën e zbatuar nga Autoritetet Mbikëqyrëse Evropiane.
Sa i përket sektorit financiar, ekipi i FMN-së konstaton se sektori bankar mbetet i qëndrueshëm dhe në rritje mbështetur nga kreditimi i fortë dhe i qëndrueshëm, likuid dhe i kapitalizuar në nivele adekuate dhe me normë të ulët të kredive joperformuese. Reformat e ndërmarra nga BQK për të kapitalizuar sektorin duke zbatuar shtesat kundërciklike të kapitalit dhe shtesat e kapitalit për bankat sistemike.
Gjatë takimeve me misionin e FMN-së, është vlerësuar pozitivisht rishikimi i primeve për të kapitalizuar Fondin e Sigurimit të Depozitave, përfshirë rezervat emergjente për likuiditet mbështetur nga linja REPO nga Banka Qendrore Evropiane (BQE), që do të zgjerojnë edhe më tej stabilitetin dhe qëndrueshmërinë e sektorit bankar dhe sektorit financiar në përgjithësi.
FMN-ja vlerëson progresin dhe hapat e ndërmarrë nga BQK për të integruar Kosovën në Zonën Unike të Pagesave në Euro (SEPA) përmes avancimit të kornizës ligjore dhe dorëzimit të paraaplikimit tek DG FISMA i Komisionit Evropian dhe Këshillit Evropian të Pagesave (EPC) më 14 tetor 2024.
BQK-ja mbetet e përkushtuar në përmbushjen e të gjitha masave e parapara në Programin me FMN, në kuadër të aktiviteteve të reformuese në linjë me objektivat e saj dhe Planin Strategjik.
Në fund, BQK-ja falënderon Shefin e Misionit dhe ekipin e FMN-së për bashkëpunimin konstruktiv dhe mbështetjen e dhënë përmes asistencave teknike në funksion të avancimit të reformave të ndërmarra./rtk
MMPHI: Të gjitha rrugët që mirëmbahen nga ne janë të kaluesh...
Kurti: Prokuroria ka intervistuar kryeministra edhe më herët...
Kurti: Radoiçiq ka caktuar dy persona për të realizuar sulme...
Edmond Lajqi pranon fajësinë për vrasjen e gruas: I kërkoj f...
Plagoset me thikë 50-vjeçari shqiptar në Athinë, 4 autorët l...
Kurti komenton moscertifikimin e Listës Serbe