Kreditimi shënoi rritje në pothuajse të gjitha vendet e rajonit prej mesatarisht 4.2 përqind.
Banka Qendroe e Kosovës (BQK), ka njoftuar se norma më e lartë e rritjes së kreditimit u shënua në sektorin bankar të Kosovës me 16.1 përqind,e ndjekur nga Maqedonia e Veriut 11.6 përqind dhe Mali i Zi 9.0 përqind.
“Ekonomia e Kosovës vazhdon ta mbajë shkallën më të ulët të kredive joperformuese prej 2.0 përqind, ndërsa Mali i Zi raporton nivelin më të lartë të kredive joperformuese prej 6.7 përqind, pasuar nga Bosnja dhe Hercegovina me 5.2 përqind”, thuhet në raportin vjetor të BQK-së.
Sa i përket, depozitave, ato kanë shënuar rritje në të gjitha vendet e rajonit: më e larta në Mal të Zi (24.4 përqind), Kosovë (13.3 përqind), Serbi (7.0 përqind) dhe në Shqipëri (5.9 përqind).
“Shtrëngimi i politikave monetare pritet të reflektohet në kosto më të lartë për financim dhe për pasojë, në ngadalësim të kërkesës për kredi dhe rritje të kostos së financimit për sektorin bankar”, thuhet në raportin e BQK-së./rtk
Kurti uron Krishtlindjet: Kujdesi dhe dashuria për tjetrin n...
Rusia nis një tjetër sulm në shkallë të gjerë ndaj infrastru...
Makina del nga rruga, humb jetën shoferi në Kurbin
Fenerbahce e gatshme të paguajë shifrën dyshifrore për trans...
Kroacia synon të rivendosë shërbimin e detyrueshëm ushtarak ...
Ngjarjet e ditës së sotme