Projeksionet e Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) për vitin 2018 sugjerojnë se ekonomia e Kosovës do të karakterizohet me rritje reale që pritet të luhatet në një interval prej 4.2 deri në 4.4 për qind. Kjo rritje pritet të gjenerohet nga kërkesa e brendshme, ndërsa neto eksportet parashihet të kenë ndikim negativ në Produktin e Brendshëm Bruto.
“Konsumi, si komponenta kryesore e kërkesës së brendshme, pritet të shënojë rritje reale prej 3.5 për qind, bazuar në pritjet që konsumi privat do të rritet me 3.3 për qind dhe konsumi publik me 4.5 për qind. Faktorët që pritet të ndikojnë në rritjen e konsumit privat, ndër të tjera, janë edhe rritja e remitencave dhe rritja e kredive”, thuhet në raportin vjetor të BQK-së.
Sipas raportit, deri në fund të vitit 2018, remitencat pritet të shënojnë rritje vjetore prej rreth 8 për qind. Gjithashtu, kreditë për ekonomitë familjare, të cilat në vitet e fundit kanë shënuar rritje të konsiderueshme prej 12.7 për qind në vitin 2017 dhe 14.7 për qind në vitin 2016, pritet të vazhdojnë këtë trend të rritjes edhe në vitin 2018.
Shpërthim epidemik në anijen me 1822 pasagjerë, disa prej ty...
Kumbaro: Nisim programin mbi menaxhimin e qëndrueshëm të mbe...
Drenusha hidhet në pishinë, ndërsa banorët brohorasin
Balluku: Vendosen tabela informuese në Levan-Damës për orien...
Danimarka po vëzhgon anijen kineze që dyshohet për sabotimin...
SHBA vendos veton për një projekt-rezolutë për armëpushim në...