Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës (BQK), Ahmet Ismaili dhe Nicolas Marquier, Menaxher Rajonal për Ballkanin Perëndimor në Korporatën Financiare Ndërkombëtare (IFC), anëtare e Grupit të Bankës Botërore, kanë nënshkruar Marrëveshjen e Bashkëpunimit për avancimin e Shërbimeve Financiare Digjitale në vendin tonë.
Sipas njoftimit nga BQK, me anë të kësaj marrëveshjeje, IFC-ja do të mbështesë BQK-në në zhvillimin dhe avancimin e një ekosistemi të qëndrueshëm financiar digjital, i cili jo vetëm që adreson nevojat e tregut vendor, por edhe përputhet me standardet evropiane. Projekti financohet nga Sekretariati Shtetëror i Zvicrës për Çështje Ekonomike (SECO).
“Kjo Marrëveshje shënon një hap të rëndësishëm në planin dhe objektivat tona strategjike për avancimin e digjtalizimit, përmirësimin e infrastrukturës së tregut, rritjen e qasjes në financa dhe promovimin e edukimit financiar. Ne si BQK jemi mirënjohës për mbështetjen e ofruar nga IFC-ja dhe besojmë se ky bashkëpunim do të jetë i dobishëm në avancimin e ekosistemit tonë financiar digjital që nxit inovacionin duke siguruar standarde të qëndrueshme rregullatore”, tha guvernatori Ismaili, pas nënshkrimit të kësaj marrëveshje.
Sipas njoftimit, projekti ka për qëllim të mbështesë përmirësimin e kuadrit rregullator dhe infrastrukturës digjitale për të mundësuar rritjen e sektorit të shërbimeve financiare digjitale (DFS) dhe për të lehtësuar dialogun publiko-privat brenda sektorit.
BQK-ja thotë se është institucioni i parë që përfiton nga ky projekt, që ka filluar në mars të vitit 2024./rtk
Ushtria amerikane godet objektivat e Houthit në Jemen
Presidenti i Federatës Franceze komenton mungesën e Mbappes:...
Izraeli lëshon një paralajmërim të ri evakuimi për Bejrutin ...
Ganimete Musliu: Më 9 shkurt Qeveria Kurti do të shkojë në s...
Plan-atentati ndaj presidentit të Malit të Zi ndoshta dezinf...
Epoka digjitale sjell reduktimin e përdorimit të stilolapsev...