Shkrimtarja dhe gazetarja e njohur Angela Kosta ka bërë të ditur se ka dalë në shitje revista e re dymujore italiane-shqiptare e letërsisë dhe artit “Miriade”.
“Viti 2024 po bën realitet një ëndërr të mbyllur në sirtar prej një kohe të gjatë. Kurrë mos të themi kurrë! Më në fund kam kënaqësinë t’u prezantoj lexuesve, numrin 1 të revistës sime dymujore italo – shqiptare të letërsisë dhe artit: MIRIADE”, ka shkruar ajo.
Ajo ka thënë se nuk ka qenë rastësi që e ka përzgjedhur këtë titull. “Vargjet, narrativa, arti janë pasuria e pallogaritshme e intelektit tonë, optika jonë, mendimet tona, jehona jonë për të shpëtuar atë pakicë ose shumicë që na ka mbetur për të mbrojtur, promovuar, kërkuar, derisa të jetë e dobishme në shërbim të kulturës, pasi kohët e fundit bota po kalon momente të vështira në shumë pikëpamje”, ka thënë Kosta.
Ajo ka thënë se është emocionuese dhe bukur të marrësh ndër duar revistën ‘MIRIADE’, të shfletosh atë faqe pas faqeje me poezi të ndryshme të përzgjedhura nga poetë të njohur, të lexosh artikuj, ese, intervista të ndryshme dhe të admirosh artin e vërtetë, teksa ka falënderuar Dibran Fyllin për përgatitjen dhe dizajnin, ashtu sikurse edhe bashkë – editoren Tamikio L Dooley.
Angela Kosta ka bërë të ditur se revista ‘MIRIADE’ shitet në: Itali, Francë, Gjermani, Holandë, SHBA, Austri, Suedi, Belgjikë, Indi, Kinë, Brazil, Japoni, Spanjë, Kanada, Meksikë, etj.
Vengu: Shqipëria synon një fazë të re bashkëpunimi me Pentag...
Edi i hedh kunja Gjestit: Burri që o burrë duhet me i peshu ...
Xheneta për Gjestin: Kur ka kajt për mua, me ka bërë krenare...
Gjykata Kushtetuese konfirmon një nga masat e sigurisë ndaj ...
Brazil, ish-presidenti akuzohet për “grusht shteti” kundër d...
Krasniqi për vdekjen e Sabri Popajt: Një shqiptar i rrallë, ...