Në botë janë regjistruar më shumë anulime fluturimesh të lidhura me pandeminë COVID-19, duke krijuar atmosferë të mjerueshme për mijëra njerëz në fund të vitit.
Sipas të dhënave të faqes FlightAware, më shumë se 1,400 fluturime janë anuluar më 27 dhjetor, derisa Kina dhe Shtetet e Bashkuara janë destinacionet e goditura më së keqi.
Kompanitë ajrore amerikane kanë thënë se anulimet janë rezultat i testimit të anëtarëve të stafit që kanë rezultuar pozitivë, ose është dashur të izolohen.
Hong Kongu ka ndalur të gjitha fluturimet me Korenë Jugore për dy javë, pas identifikimit të rasteve pozitive në mesin e udhëtarëve nga ky shtet. Në total, më shumë se 8,000 fluturime janë anuluar prej të premtes, kur edhe ka nisur të festohet Krishtlindja.
Ndonëse numri i fluturimeve të anuluara është i vogël në krahasim me totalin e atyre që janë realizuar, kjo shifër është më e lartë sesa zakonisht dhe vjen në kohën kur shumë njerëz udhëtojnë për të kaluar kohë me familjen dhe miqtë.
Ndërkohë, autoritetet amerikane janë duke vëzhguar dhjetëra anije, në të cilat ka raste pozitive me COVID-19, teksa po lundrojnë në ujërat amerikanë.
Sipas agjencisë së lajmeve AFP, disave u është mohuar ankorimi në portet e Karaibeve. Numri i rasteve të infektimit me Coronavirus është duke prekur nivele rekorde në gjithë botën, kryesisht për shkak të variantit Omicron. Pavarësisht gjetjeve të fundit se Omicron përcillet me simptoma më të lehta sesa variantet tjera, shkencëtarët janë të shqetësuar nga numri i madh i rasteve të raportuara.
Real Madridi ndryshon emrin e stadiumit Santiago Bernabeu pë...
BE kërcënon Rusinë me sanksione
Gara me jahte në Australi, humbin jetën dy persona
Mbi 90.000 të regjistruar për votim nga diaspora
Kë do të largonte Leo nga shtëpia po të kthente Lelën?, ja c...
Dua Lipa fejohet me Callum Turner