Google ADS

Boshnjakët kanë kushte për të përkrahur formimin e Qeverisë

23:46 | 28 Korrik 2017
Arbresh.info

Kushte në këmbim të votave të përfaqësuesve të komunitetit bashnjak në Kosovë janë bërë të ditura nga vetë këta të fundit.
Deputetja e këtij komuniteti Emilija Rexhepi nuk ka përmendur nëse do të votojnë ose jo për PAN-in, por ka thënë se çfarë duhet bërë për të marrë votën e tyre, raporton KTV.

“Sa i përket subjektit tonë politik, ne kemi kërkesat tona e ato janë: punësime të komunitetit tonë në institucionet publike të Kosovës, procesi i decentralizimit të Komunës së Reçanit dhe investime kapitale në pjesët ku jetojnë boshnjakët”, ka thënë deputetja Rexhepi.

Kushtet e pakicave do të ishin një tjetër pengesë për koalicionin PDK-AAK-Nisma, të cilët të gjithë fokusin e kanë vënë kah deputetët e partive shqiptare dhe kërkesat e votave të tyre për krijimin e Qeverisë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme