Diplomati holandez, Robert Bosch thotë se situata e sigurisë në Ballkanin Perëndimor është shumë e ndjeshme.
Sipas tij, NATO-ja është duke e rritur angazhimin në këtë rajon për shkak se ka informacione se situata mund të dalë jashtë kontrolli.
Ai e vlerëson si të domosdoshme që Aleanca më e fuqishme ushtarake në botë, NATO-ja, ta shtoj numrin e ushtarëve në Kosovë për të ofruar siguri.
Sipas tij, në këtë fazë në prag të zgjedhjeve në Serbi, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, po kërkon që ti bashkojë të gjithë serbët, andaj ai nuk e përjashton mundësinë që situata të dalë jashtë kontrolli.
Ai është shprehur i shqetësuar edhe për faktin se Millan Radoiçiq është akoma i lirë, pavarësisht se e organizoi sulmin ndaj policisë së Kosovës në Banjskë të Zveçanit, ku mbeti i vdekur rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku.
“Duke qartë se NATO-ja e ka rritur së fundmi angazhimin e saj në Ballkanin Perëndimor, duke shtuar më shumë trupa në Kosovë. Këto lëvizje NATO nuk i ndërmerr pa pasur informacione se situata e sigurisë nuk është aq edhe sigurte në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Kjo situatë e ndjeshme e sigurisë ka të bëjë edhe me zgjedhjet në Serbi, ku presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, kërkon t’i mobilizojë të gjithë serbët. Natyrisht që pika më e nxehtë është veriu i Kosovës, ku tani afër kufirit me Serbinë po patrullojnë ushtarët britanik dhe besoj se ata do të garantojnë siguri për atë pjesë. Por, ajo që po më shqetëson ka të bëjë me faktin se Milan Radoiçiq akoma lëviz i lirë dhe kjo është diçka e rrezikshme”, ka thënë ai për Tëvë 1.
Bosch sheh rrezik serioz edhe nga Rusia, pasi sipas tij Moska është e interesuar që ketë sa më shumë konflikte nëpër botë.
Ai nuk ka lënë pa përmendur edhe rolin e Kinës që mbështet politikat e Beogradit zyrtar.
“Tani interesi i Rusisë është që të ketë sa më shumë konflikte nëpër botë, dhe kështu të largohet vëmendja nga lufta në Ukrainë. Vetëm shikojeni se sa po përfiton Rusia nga lufta në Lindjen e Mesme, ajo shpreson tani që të ketë edhe një konflikt të ri në Ballkanin Perëndimor. Përveç Rusisë, Serbia ka një mbështetje shumë të fortë ekonomike edhe nga Kina. Por mos harroni se situata e sigurisë nuk është e ndjeshme vetëm në Kosovë por edhe në Bosnje dhe Hercegovinë. Politikanët e Republikës Serbe në Bosnje janë edhe më radikalë sesa politikanët serb në Serbi dhe rrjedhimisht janë më pro-rusë. Pra rreziku është real që situata të përshkallëzoj në këtë rajon, prandaj konsideroj që shtimi i numrit të trupave të NATO-s në Ballkan është i domosdoshëm”, shprehet Bosch
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka thënë se për shkak të situatës së brishtë të sigurisë në rajonin e Ballkanit, NATO po shqyrton mundësinë e shtimit të përhershëm të pranisë ushtarake për të mbajtur tensionet nën kontroll.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...