Ish-ambasadori i Holandës në Kosovë, Robert Bosch, ka kritikuar Gjykatën Speciale dhe Prokurorinë Speciale lidhur me kohëzgjatjen e parashtrimit të lëndës për ish-krerët e UÇK-së.
Bosch, përmes një postimi në facebook, ka thënë se gjyqtarët në Speciale po marrin paga të majme në kurriz të ish-krerëve të UÇK-së.
Poashtu ai ka pyetur se pse nuk lihen ish-krerët e UÇK-së të rikthehen në shtëpitë e tyre e të presin gjyqin.
“Duket se gjyqtarët duan të mbajnë sa më gjatë punën e tyre të paguara mirë në dëm të të pandehurve. Pse nuk mund të shkojnë në shtëpi e të presin gjyqin?”, ka pyetur Bosch.
Reagimi i ish-diplomatit holandez vije pas kërkesës së Prokurorisë Speciale që parashtrimi i lëndëve të tyre të zgjasë gjashtë vite./Arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...