Radio Televizioni i Kosovës është borxhliu më i madh i Komisionit të Pavarur të Medieve, njofton Klan Kosova.
Operatori publik nuk e ka paguar taksën mbi licencën për vitin 2015 dhe kështu i është grumbulluar një borxh prej 15 mijë e 120 eurosh.
Të tjerë borxhlinj që prinë në listë pas RTK-së janë programet e tjerë të këtij operatori, siç është RTK 2.
Por, gjithsejtë janë 40 operatorë që nuk e kanë kryer obligimin mbi këtë taksë.
Kryetari i KPM-së, Adnan Merovci, ka thënë se nëse operatorët nuk e paguajnë borxhin e grumbulluar deri me datën një mars, atëherë do të bëhet revokimi i licencave për këta operatorë.
Përveç kësaj, Merovci është ankuar se nuk kanë pasur përkrahje nga Qeveria e Kosovës për digjitalizimin e medieve në Kosovë.
Ai ka thënë se Qeveria nuk ka ndarë asnjë cent për këtë projekt, megjithatë Merovci pohoi se shpreson shumë që brenda këtij viti do të bëhet digjitalizimi i mediave në vend.
Dellova pritet të transferohet tek skuadra e cila luan në Su...
Zemërohet Vuçiqi, sulmon gazetarët: Mësohuni të silleni
Reali arrin marrëveshje me talentin e madh argjentinas Franc...
Finalja e Ligës së Kombeve/ Portugali – Spanjë, publikohen 1...
Humbi jetën pasi ra nga ura e autostradës “Arben Xhaferi”, S...
Kosova mbyll përgatitjet e fundit para ndeshjes miqësore nda...