Google ADS

Borxhlia i keq, s’ja kthen borxhin dhe e kërcënon me thikë

10:44 | 8 Dhjetor 2021
L G

Një person është arrestuar nën dyshimin e ka kanosur një shtetas të huaj, të cilit i kishte borxh.

Krejt incidenti ka ndodhur derisa shtetasi i huaj, në këtë rast viktima i ka kërkuar borxhin e tij të dyshuarit kosovarë, i cili e ka kanosur me thikë dhe verbalishtë, shkruan arbresh.info.

Ngjarja ka ndodhur në Prishtinë rreth orës 19:20.

“Ankuesi mashkull shtetas i huaj ka raportuar se derisa i ka kërkuar borxhin e tij të dyshuarit mashkull kosovar, nga i njëjti është kanosur me thikë dhe verbalishtë. Si provë materiale është sekuestruar një thikë”, njofton policia.

Sipas policisë, palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme