Borrell tregon datën e emërimit të Përfaqësuesit të BE’së për dialogun Kosovë-Serbi

22:40 | 16 Shkurt 2020
Arbresh Info

Përfaqësuesi i Lartë për Politikë të Jashtme të BE’së, Josep Borrell Fuentes, ka folur për medie pas takimit joformal me liderët e Ballkanit dhe liderët e rinj të institucioneve të BE’së.

Borrell, që vetë është njëri ndër liderët e rinj, ka treguar se a do të emëroj edhe BE’ja një përfaqësues special për tu marrë me dialogun Kosovë-Serbi për arritjen e një marrëveshje gjithëpërfshirëse.

“Jo ende sepse kërkon disa përgatitje. Duhet ta bëhet gati mandati, duhet të përgatiten të gjitha dokumentet. Nuk mendoj se do të jetë e mundur për nesër, por me shumë gjasa do të ndodh në takimin e radhës”, u deklarua Borrell.

BE është përfolur se do të emëroj një njëri në këtë pozitë, dhe është flitur se Ministri i Punëve të Jashtme të Sllovenisë, Miroslav Lajcak, është propozuar për këtë rol.

Dialogu Kosovë-Serbi është mbikëqyrur nga BE’ja, e cila e ka kushtëzuar arritjen e një marrëveshje e ka kushtëzuar me integrimin e këtyre dy shteteve.

Gjithsesi, pas dështimit të dialogut dhe implementimit të marrëveshjeve, SHBA ka ndërhyrë me emërimin e të Dërguarit Special të Shtëpisë së Bardhë, Richard Grenell, për rinisjen e dialogut dhe arritjen e një marrëveshje.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme